E martë, 22 Tetor, 2024

24 nxënës nga Drenasi kanë nënshkruar kontrata me përfaqësues të 8 ndërmarrjeve të përpunimit të drurit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se 24 nxënës të klasave të 10-ta të Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kanë nënshkruar sot kontrata me përfaqësues të 8 ndërmarrjeve të përpunimit të drurit, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Lidhja e arsimit dhe e aftësimit profesional me tregun e punës është një nga prioritetet e qeverisë sonë, që po e realizojmë.

24 nxënës të klasës së 10-të të Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kanë nënshkruar sot kontrata me përfaqësues të 8 ndërmarrjeve të përpunimit të drurit, me qëllim të zbatimit të mësimit dual.

Krahas zhvillimit të shkathtësive në aspektin praktik, nxënësit e angazhuar në ndërmarrje do të përfitojnë edhe materialisht.

Arsimi dual këtë vit shkollor po aplikohet në 12 profile, në 21 shkolla profesionale në 14 komuna të ndryshme.

Falenderoj ndërmarrjet dhe të gjithë ata që po mundësojnë që arsimi dual të jetësohet suksesshëm edhe në Kosovë. Nxënësve u uroj që të përfitojnë sa më shumë dhe të arrijnë të zbatojnë në praktikë mësimet të cilat i marrin në klasë.

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Eduard Bajrami nga Fushtica e Poshtme shpallet nxënësi më i mençur në Drenas

Eduard Bajrami, nxënësi nga Fushtica e Poshtme, është shpallur nxënësi më i mençur në...

Shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë mban punëtorinë e parë për hartimin e Planit Zhvillimor

Shkolla "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka mbajtur punëtorinë e parë për hartimin e Planit...

Shkolla “Mustafa Bakiu”në Prizren mban takimin e aktiveve profesionale – ja çka diskutuan

Shkolla "Mustafa Bakiu"në Prizren ka njoftuar se sot ka mbajtur takimin e aktiveve profesionale...

Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë pajiset me banka dhe karrige të reja për çdo nxënës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka pajisur shkollën “Xhemail Mustafa” me banka dhe...