E mërkurë, 8 Janar, 2025

24 nxënës nga Drenasi kanë nënshkruar kontrata me përfaqësues të 8 ndërmarrjeve të përpunimit të drurit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se 24 nxënës të klasave të 10-ta të Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kanë nënshkruar sot kontrata me përfaqësues të 8 ndërmarrjeve të përpunimit të drurit, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Lidhja e arsimit dhe e aftësimit profesional me tregun e punës është një nga prioritetet e qeverisë sonë, që po e realizojmë.

24 nxënës të klasës së 10-të të Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kanë nënshkruar sot kontrata me përfaqësues të 8 ndërmarrjeve të përpunimit të drurit, me qëllim të zbatimit të mësimit dual.

Krahas zhvillimit të shkathtësive në aspektin praktik, nxënësit e angazhuar në ndërmarrje do të përfitojnë edhe materialisht.

Arsimi dual këtë vit shkollor po aplikohet në 12 profile, në 21 shkolla profesionale në 14 komuna të ndryshme.

Falenderoj ndërmarrjet dhe të gjithë ata që po mundësojnë që arsimi dual të jetësohet suksesshëm edhe në Kosovë. Nxënësve u uroj që të përfitojnë sa më shumë dhe të arrijnë të zbatojnë në praktikë mësimet të cilat i marrin në klasë.

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit...

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëset që po spikasin në botën e letërsisë shqipe

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëse të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, me talentin e...

Drilon Zekaj nga Drenica merr titullin doktor i shkencave mjekësore

Kosovës nga sot iu shtua edhe një doktor i shkencave mjekësore, dhe ai është...

Drejtori i Arsimit në Drenas viziton disa shkolla, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj...