Drejtoria e Arsimit në Deçan ka njoftuar se 24 mësimdhënës përfunduan trajnimin “Shkathtësitë për Adoleshencën”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i DKA-së:
24 mësimdhënës përfunduan trajnimin “Shkathtësitë për Adoleshencën”
Me mbështetje nga Lions Club – Peja në bashkëpunim të ngusht me DKA – Deçan ,
Programi Lions Quest, sot përfundoj trajnimin me grupin e parë me 24 mësimdhënës të shkollave të komunës së Deçanit.
Programi përfshinte shtatë module:
Moduli 1: Rruga e adoleshencës
Moduli 2: Ndërtojmë vetëbesimin dhe shprehitë e komunikimit
Moduli 3: Drejtimi i emocioneve në mënyra pozitive
Moduli 4: Përmirësimi i marrëdhënieve me moshatarët
Moduli 5: Fuqizimi i marrëdhënieve familjare
Moduli 6: Marrja e vendimeve të shëndetshme
Moduli 7: Të vendosim objektiva për jetë të shëndetshme
Programi Lions Quest ofron mësimdhënësve një gamë të gjerë përfitimesh, duke përfshirë:
Ndërthurje të vlerave:
Ndihmon mësimdhënësit të integrojnë vlerat në mësimdhënie dhe të ndihmojnë nxënësit në zhvillimin e një vlerësimi të thellë për etikën dhe moralin.
Menaxhimi i klasës:
Ofron strategji dhe aftësi për menaxhimin e klasës, duke përmirësuar klimën mësimore dhe lidhjen me nxënësit.
Zhvillimi personal:
Përmirëson aftësitë personale të mësimdhënësve, përfshirë aftësinë për të motivuar dhe udhëzuar nxënësit në zhvillimin e tyre personal.
Nëndërtimi i marrëdhënieve:
Ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive me nxënësit, përmirëson bashkëpunimin dhe ndihmon në menaxhimin e konflikteve.
Përgatitje për të ardhmen:
Siguron mësimdhënësve mjetet dhe njohuritë për të përgatitur nxënësit për sfidat e të ardhmes dhe përsëritjen e vlerave pozitive.
Këto përfitime kontribuojnë në një mjedis mësimor më i pasur dhe në formimin e një brezi të ardhshëm me vlera të forta dhe aftësi të zhvilluara.
Drejtoria Komunale e Arsmit në Deçan falenderon,
Bekim Shoshi-n
President – Lions Club Peja
Provisional Zone Chairperson , Zone 1- Kosovo
Country Director- Lions Quest Kosovo
Trejneret e angazhuara në trajnim,
Drejtorët e shkollave të komunës sonë për mbështetje të vazhdueshme në ngritjën profesionale të mësimdhënësve,
Mësimdhënësit që ishin shumë të përkushtuar gjatë zhvillimit në trajnim,
Falenderim të veçantë Kryetarit Bashkim Ramosaj, i cili çdo herë përkrah proceset që ndikojnë në ngritjën e cilësisë në arsim,