E diel, 19 Janar, 2025

23 thënie brilante nga shkrimtari Yasmina Khadra

- Advertisement1-

Yasmina Khadra, është pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehoul. Khadra ka lindur në Saharanë agjeriane më 10 janar të vitit 1955. Romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe janë përkthyer në 42 gjuhë.

Pseudonimin femëror e ka mbajtur për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë derisa ishte duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane.

- Advertisement -

Khadra është autor i 18 romaneve, ndër të cilët veçohet trilogjia “Dallëndyshet e Kabulit”, “Atentatorja” dhe “Sirenat e Bagdadit”. Përmes kësaj trilogjie, Khadra mundohet të paraqesë  dialogun e heshtur ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Ndërkohë, më poshtë mund t’i lexoni disa thënie domethënëse nga Yasmina Khadra:

“Jo çdo gjë që shkëlqen është ar”.

“Racizmi i vërtetë ka qenë gjithmonë intelektual.”

“Ne jemi vetëm në botë. Ne duhet t’i besojmë vetëm vetës sonë.”

“Nuk lindim njerëz brutalë, bëhemi. Nuk lindim të mençur, mësojmë që të jemi”.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nuk është turp të qash. Lotët janë gjëja më fisnike që kemi”.

“Vetëm trutharët nuk ndryshojnë mendjen”.

“E fshehta e vërtetë mbahet për vete”.

“Asnjë fëmijë nuk është plotësisht i mbrojtur nëse nuk ka atdhe”.

“Në ju pastë lënë mendja, ruajeni të paktën sa për sy mirësjelljen”.

“Nuk e di se kush e ka pasur përsipër edukimin tuaj, por një gjë është e sigurtë, nuk ju ka qëlluar shkollë e mirë”.

“Ka shenja që nuk gënjejnë”.

“Kush ëndërron tepër, harron të jetojë”.

“Nuk mund të bëhemi me faj për të keqen që na bëjnë, por për të keqen që bëjmë”.

“Nuk ka lumturi pa dinjitet, dhe asnjë ëndërr s’është e mundur aty ku mungon liria”.

“Unë pranoja të kisha armiq, por nuk ia lejoja vetes që të isha armiku i dikujt”.

“Një njeri i izoluar është detyrimisht i humbur”.

“Njeriu i ditur dinte shumë gjëra, por nuk e dinte kryesoren”.

“Kohët ndryshojnë dhe bashkë me to edhe mendësitë”.

“Nuk mund të jesh asnjanës në udhëkryq. Je i detyruar të zgjedhësh një drejtim”.

“Në fund të fundit, pushteti është një gabim, kujton se di dhe vëren që e ke gabim për të gjitha”.

“Burri ka shpikur luftën, gruaja qëndresën”.

“E rëndësishme është që të mos e humbësh besimin”.

“Prova më e mirë e dashurisë është të mos kundërshtosh asgjë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...