23 mësimdhënës të shkollës “Mustafa Bakiu”, në Prizren janë rilicensuar me licencën e karrierës, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla në njoftim thotë se ky proces është dëshmi e angazhimit dhe profesionalizmit të mësimdhënësve, të cilët vazhdojnë të punojnë me përkushtim për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe për zhvillimin sa më të mirë të nxënësve tanë.
Njoftimi i shkollës:
Drejtoresha e shkollës së bashku me Ekipin për Vlerësimin e Performancës në shkollën tonë, gjatë vitit shkollor 2024/2025 dhe 2025/26, kanë realizuar me përkushtim procesin e vlerësimit të mësimdhënësve.
Deri më sot janë vlerësuar 23 mësimdhënës, të cilët pas këtij procesi janë rilicensuar me Licencën e Karrierës.
🗂Ky proces është dëshmi e angazhimit dhe profesionalizmit të mësimdhënësve tanë, të cilët vazhdojnë të punojnë me përkushtim për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe për zhvillimin sa më të mirë të nxënësve tanë.
♥️Shprehim mirënjohje për punën dhe përkushtimin e çdo mësimdhënësi, si dhe për angazhimin e Ekipit për Vlerësimin e Performancës, që me seriozitet po kontribuon në zhvillimin profesional në shkollën tonë.
👏 Suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional!