22 prilli – Dita botërore e Tokës

- Advertisement5 -

Dita botërore e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

- paragrafi 1 -

Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës në më shumë se 193 vende.

- Advertisement - M1

Në Ditën e Tokës 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera.

Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.

Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshine një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota.

- Advertisement - m2

673128765 961878556308013 6725574962541732540 n