22 nxënëse të shkollës “Elena Gjika” marrin pjesë në një punëtori-ligjëratë në ambientet e Gjimnazit “Sami Frashëri”

- Advertisement -

Shkolla “Elena Gjika”, ka njoftuar se në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare “Vajzat në STEM”, 22 nxënëse të klasave të nënta morën pjesë në një punëtori-ligjëratë në ambientet e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare “Vajzat në STEM”, sot 22 nxënëse të klasave të nënta morën pjesë në një punëtori-ligjëratë në ambientet e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënëset patën mundësinë të dëgjojnë një ligjëratë frymëzuese për bashkëpunimin dhe mbështetjen në fuqizimin e vajzave të reja drejt karrierave në fushën e STEM. Ato gjithashtu morën pjesë në diskutime mbi Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë, Artin dhe Matematikën (STEM).

Nxënëset patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth gjimnazit si dhe të vizitojnë ambientin e shkollës duke parë më afër aktivitet dhe mundësitë që ofron.

- Advertisement -