22 nxënës nga Komuna e Lipjanit janë shpallur fitues në garat ndërkombëtare “Kangaroo” në matematikë dhe “HIPPO” në gjuhën angleze, duke sjellë edhe një sukses të madh për arsimin në këtë komunë.
Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi së bashku me Drejtorin e Arsimit, pritën në takim nxënësit fitues, të cilët u vlerësuan për rezultatet dhe përkushtimin e treguar në këto gara ndërkombëtare.
Gjatë takimit, u theksua se sukseset e nxënësve janë krenari për Lipjanin dhe dëshmi e punës së vazhdueshme të tyre, prindërve dhe mësimdhënësve.
Nxënësit morën pjesë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”, e organizuar në Kosovë nga Instituti ATOMI, si dhe në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze “HIPPO – English Without Borders”, ku arritën rezultate të larta dhe siguruan pjesëmarrje në finalet kombëtare.
Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të rinjve të talentuar dhe promovimin e suksesit në arsim.