E shtunë, 22 Shkurt, 2025

21-vjeçarja nga Kosova shpallet shitësja më e mirë në Gjermani

- Advertisement1-

Të rinjtë nga Kosova po e shfaqin talentin thuajse në secilën fushë.

Sport, art, kulturë, biznes, e tani edhe në përgatitjen e ushqimeve.

- Advertisement -

Së fundmi, para disa ditësh një 21-vjeçare nga Kosova u shpall si furrtarja dhe shitësja e vitit në një garë nacionale në Gjermani.

Bëhet fjalë për Bleonita Sejdiun, e cila arriti ta merr këtë çmim vetëm disa muaj pasi e përfundoi trajnimin si specialiste në tregun e ushqimeve, në veçanti në pjekje.

Sejdiu e kishte për detyrë të bënte një mëngjes luksoz, duke përfshirë mënyrën e shitjes, deklarimin e përbërësve, sasinë e tyre, dekorimin etj.

Ajo deklaroi se konkurrenca ishte mjaft e fortë.

“Pas konkursit në Olpe u ftova të marrë pjesë në Weinheim. Nuk kisha asgjë për të humbur, edhe vetëm po të merrja pjesë do të ishte kujtim i bukur. Erdha me një furgon me përbërës por nuk u lejova që t’i përdorë asnjërën nga ato. Por, e tejkalova edhe këtë vështirësi”, tha ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

21-vjeçarja u urua për suksesin edhe nga kryebashkiaku i Marsbergut, Thomas Schroder, duke thënë se e ka ndjenjën sikur të ishte bërë kampion në Bundesliga.

E reja nga Kosova foli edhe rreth jetës së saj.

“Prindërit e mi kanë ardhur për një jetë më të mirë katër vjet më parë. Unë qëndrova edhe për një vit në Kosovë sepse s’mund të merrja vizë. Në Kosovë e përfundova edhe shkollën e mesme”, theksoi Sejdiu

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...