21 nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut shkëlqejnë në Romë, fitojnë medalje të shumta



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësit e Digital School Macedonia kanë arritur një sukses të madh në finalen ndërkombëtare të Coding Olympiad, e mbajtur në Romë të Italisë, duke fituar gjithsej 21 medalje në disiplina të ndryshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, ky rezultat përfaqëson një arritje të rëndësishme për ekipin, duke dëshmuar nivelin e lartë të njohurive, kreativitetit dhe përkushtimit të nxënësve në fushën e teknologjisë dhe programimit.

- Advertisement - M1

Nga Digital School Macedonia u theksua se suksesi i arritur është fryt i punës së vazhdueshme të nxënësve dhe instruktorëve, ndërsa medaljet e fituara në Romë konfirmojnë se të rinjtë janë të aftë të konkurrojnë denjësisht në skenën ndërkombëtare.

Shkolla uroi të gjithë fituesit për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i shumë arritjeve të tjera në garat ndërkombëtare të teknologjisë.

Shqip | English