Në fazën përfundimtare të Olimpiadës së Parë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe 2025, 21 nxënës nga Kosova dhe Shqipëria u shpallën fitues, për të kurorëzuar përpjekjet dhe talentin e tyre në këtë garë mbarëkombëtare.
Sipas rezultateve paraprake, në krye renditen Tirana, Prishtina dhe Gjirokastra, me përfaqësuesit fitues të vendit të parë (I):
1. Orest Kola,
2. Erina Sejdiu, si dhe
3. Noelia Memushi.
Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve, sipas Këshillit Organizues të Olimpiadës, kanë të drejtë të dorëzojnë ankesat e tyre deri të hënën, më 14 prill 2025, në orën 16:30.
Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit dhe mësuesit që kontribuuan në këtë sukses të përbashkët!