E hënë, 25 Nëntor, 2024

2022 viti i grevës në arsim, por edhe Abetares mbarëshqiptare

- Advertisement1-

Viti 2022 në fushën e arsimit, do të mbahet mend për grevat më të gjata në këtë sektor. Pavarësisht problemeve, si e arritur u cilësua botimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri. Prioritet për vitin 2023 vazhdojnë të mbesin rishikimi i teksteve shkollore, krijimi i kushteve më të mira për mësim për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe përfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm.

Ndërkohë, 1 shtatori ivitit 2022, i gjeti klasat e zbrazëta nga nxënësit. E tërë kjo për shkak se mësimdhënësit ishin për katër javë në grevë.

- Advertisement -

Mësimdhënësit grevën në sistemin arsimor e filluan më 24 gusht. Kërkesat e tyre ishin dhënia për çdo muaj nga 100 euro shtesë në pagat deri në miratimin e Ligjit të ri të Pagave.

“Kjo mund të ndërpritet për 1 minut, le t’i vendos nga 100 euro, por ai nuk po dëshiron”, kishte thënë Florim Isufi, arsimtar i historisë, në kohën kur po mbahej greva. E si ky mësimdhënës, opinion të ngjashëm kishin edhe shumë të tjerë në atë kohë.

Por pa asnjë marrëveshje të arritur mes palëve, drejtuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit, procesi mësimor filloi më 3 tetor 2022.

E për humbjen e 22 ditëve të procesit mësimor, Ministria e Arsimit realizoi kalendr e ri shkollor, duke bërë një plan që orët e humbura mësimore të zëvendësohen të shtunave. Këtë nuk e mirëpritën sindikalsitët e arsimit por as shumë nga prindërit.

“Në kontratën kolektive që e ka nënshkruar MASHT dhe SBASHK, thuhet se orët e humbura nuk zëvendësohen”, kishte thënë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Pavarësisht grevës së mësimdhënësve, më 1 shtator në Kosovë u shënua fillimi i vitit shkollor 2022/2023, por në qytetitn e Gajkovës.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo u bë me përurimin e Abetares unike Kosovë-Shqipëri, e cila tanimë është duke u përdorur nga fëmijët e të gjitha trevave shqiptare.

“Nga Normalja e Elbasanit tek Normalja e Gjakovës, patriotë e intelektualë të shumtë i kushtuan jetën shtrirjes së aspiratave të Rilindjes Kombëtare, dhe kësisoji edhe unifikimit të gjuhës Shqipe”, kishte thënë Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit.

“Sigurisht se pa themelet e rilindasve dhe përfaqësuesve të tyre, sot me siguri nuk do të kishim as gjuhën tonë të bukur shqipe, as Abetaren dhe as nuk do të flisnim si sot”, pati deklaruar Nagavci.

Këtë vit shkollor, pas 17 vitesh, për herë të parë, me tekste të reja të botuara u pajisen edhe fëmijët e klasave të 4, të 5-ta dhe të nënta.

Derisa ato të cilat u botuan përgjatë viteve 2019 dhe 2020, u rishikuan e ribotuan.

E vitit 2022 ishte i shpallur si vit për personat me aftësi të kufizuara, në të cilën u pretendua të plotësohen kushtet dhe t’iu jepet mundësia kësaj kategorie të shoqërisë, për qasje të barabartë në arsim, punësim e shëndetësi.

“Kur po e shoh vetën, po e shoh që kam pasur shumë barriera dhe personat e tjerë të shurdhër e kanë të njëjtin problem, gjithmonë është problemi te shkollimi, sepse ai është i dobët”, thotë Armend Ademi, insturktor i gjuhës së shenjave.

Objektiv në sistemin arsimor përgjatë vitit 2023, pritet të jetë edhe edukimi në fëmijërinë e hershme, 0 deri në 6 vjeç, me miratimin e Ligjit të ri. Edukimi parafillor për moshën 5 dhe 6 vjeç, nga viti i ardhshëm do të jetë obligativ në Kosovë.

Viti që lamë pas do të mbahet mend për grevën më të gjatë në arsim, por edhe për Abetaren e përbashkët /RTK/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...