Edona Saliu nga Kosova, e cila studion në Amerikë, është pranuar si praktikante në fushën në programimit, në gazetën prestigjioze amerikane ‘New York Times.
’Dhe kjo, nuk është eksperienca e vetme që ajo ka skalitur në jetë-përshkrimin e saj.Edona Saliu, 20-vjeçarja nga Ferizaj, është pranuar në punë praktike në gazetën amerikane ‘New York Times’.Saliu është bursiste në Universitetin “Minerva” në San Francisco – Kaliforni, ku studion inxhinieri softuerike. Ky rrugëtim i saj në Amerikë ka nisur që nga viti 2021
Aplikimin në ‘New York Times’, e ka bërë në janar të këtij viti.
“I kam pas disa intervista që ata kanë bërë pyetje teknike në shkenca kompjuterike, edhe jam vlerësu në aftësitë e mia kompjuterike gjatë këtyre intervistave po gjithashtu kam pas intervista me kolegë që kam me punu në të ardhmen” – tha Saliu, për KALLXO.com.Lajmi se është pranuar, i ishte kumtuar nëpërmes telefonit nga gazeta, duke e informuar po ashtu më shumë se çka do të bëjë ajo në muajt e ardhshëm.
“Ata më kanë lajmëru që janë duke ma ofru një mundësi me qenë pjesë e kompanisë edhe ekipës së tyre. E kanë pritë fillimisht një konfirmim verbal prej meje, edhe pastaj çdo gjë është konfirmu përmes mbeldhjeve që i kam pasë me personat në kompani” – është shprehur Saliu.Ajo pritet të punojë në pjesën softuerike të NY Times, ose siç e quan ajo – mbrapa krejt punës që e realizon gazeta ditore amerikane.“Kam me u marr me krijimin e aplikacioneve të tyre, krijimin e ueb-sajteve, m’i menaxhu databazat që ata i kanë, domethënë krijim i softuerit” – ka thënë Saliu.Puna e saj në NY Times mund t’i hap asaj mundësi që në të ardhmen, pasi të diplomojë ta ushtrojë aty profesionin për të cilin ka studiuar.
“Me marrë një internship [praktikë] në ‘New York Times’, ka qenë një mundësi që une me vazhdu karrierën time në Amerikë, edhe me vazhdu domethënë drejtimin që e kam zgjedhur në mënyrën më të mirë të mundshme” – tha ajo.Ndërkaq, praktika në NY Times do të zgjasë 10 javë, ku më pas mund t’i ofrohet mundësia që të vazhdojë punën për një periudhë pak më të gjatë.
Ajo në vitin e parë të studimeve, gjatë verës, ka qenë duke punuar me një shkencëtar të Universitetit të Chicago-s, në Data Science Institute, ku është marrë me krijimin e një Chatbot-i.Pas kësaj eksperience, ajo e kishte kuptuar se i pëlqen hulumtimi, dhe krijimi i një produkti gjatë hulumtimit.
“Kam apliku në programin e Google – Hulumtim në Shkenca Kompjuterike, edhe aty kam kalu në faza të selektimit me eseja, kam fillu pastaj edhe me intervistat që i kam pasë me personat që janë caktu mentora të mi” – tregoi ajo.Suksesi i saj ka vazhduar kur ka kuptuar se Google e kanë pranuar në programin e tyre për të cilin kishte aplikuar. Rreth 4 ose 5 muajve ajo ka qenë duke punuar në një prej projekteve më të mëdha të Google, i cili kishte të bëj me përdorimin më të lehtë të inteligjencës artificiale për personat me aftësi të kufizuara.Detyra e saj ka qenë kryesisht në pjesën teknike – pra të programuarit, përveç definimit të hulumtimit – e kjo vlen pothuajse në të gjitha eksperiencat e saj deri më tani.E rritur në Kosovë me frymën se për shkak të gjendjes së Kosovës, si i vetmi vend në rajon pa viza, të studiosh jashtë dhe të kthehesh për të kontribuar në Kosovë, ka qenë një ëndërr shumë e madhe për të.
“Emocionet çka i kam pas kur e kam marrë lajmin për Google edhe ‘New York Times’ janë kanë emocionet e njëjta që i kam pasë kur e kam marrë lajmin për bursë…Kanë qenë shumë brende, shumë kompani që unë i kam pa përmes televizionit edhe ndoshta janë kanë shumë të paprekshme, shumë të paarritshme”” – ka treguar Saliu.Ajo ka përmendur se ka punuar gjithashtu në kompaninë transportuese – ‘Uber’, e që gjatë këtyre muajve është duke punuar për t’i forcuar më shumë gjuhët programuese që ajo i përvetëson.Gjatë këtij procesi edhe ‘Ube’r mund t’ia ofrojë mundësinë që të vazhdojë punën gjatë vitit të ardhshëm.“Ashtu mua m’pëlqen shumë që unë me zgjidh probleme, m’pëlqen që përmes programimit ose kodimit me mund me zgjidhë një problem, ose me mund me kriju diçka.. ndihna shumë mirë nëse e shoh që një produkt, kod i jemi është tu e zgjidh një problem të Google ose NY Times, besoj se ky është qëllimi im për momentin” – ka shtuar 20-vjeçarja.
Ajo synon që në të ardhmen të ketë mundësinë të kontribuojë në Kosovë, duke sjellë produkte që i zgjidhin problemet e qytetarëve të Kosovës.“Nëse e keni një qëllim, andërr ose synim që doni me arritë, kurrgjë nuk është e pamundur edhe nëse doni me punu në Google, NY Times, vetëm përkushtoni kohë edhe mund.. bota ka shumë mundësi për secilin prej nesh, kështu që secili e ka një mundësi që me mbërri te synimi i vet” – është mesazhi që 20-vjeçarja dha për të rinjtë e Kosovës. /Kallxo.com