E hënë, 20 Janar, 2025

20-vjeçarja lindi në tualetin e spitalin, kjo është gjendja e foshnjës

- Advertisement1-

Një ditë më parë, u raportua se një vajzë 20-vjeçare kishte filluar të lindë në tualetin e Urgjencës së QSUT-së pasi kishte shkuar atje rreth orës 02:00 të mëngjesit pas dhimbjeve të forta të barkut.

Ndërkohë, gazetarja Ema Shazivari mëson sot se ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj në spital pasi fillimisht kishte patur dhimbje barku.

- Advertisement -

Pasi shkojnë në Urgjencën e QSUT-së, vajza ka kërkuar të futet në tualet dhe aty ka filluar të lindë. Menjëherë pasi kanë kuptuar situatën, në ndihmë të vajzës kanë shkuar mjekët dhe infermierët e Urgjencës. Ajo është marrë nga tualeti dhe është futur në një ambient tjetër të spitalit ku edhe ka përfunduar lindjen me sukses.

Ndërkohë, pasi vajza ka lindur kanë njoftuar mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për të dhënë ndihmën e nevojshme pasi Urgjenca nuk ka ekspertizën e duhur për raste të tilla me fëmijë të porsalindur.

Aktualisht, vajza ndodhet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nën kujdesin e stafit mjekësor dhe gjendja e foshnjes është e mirë. Mësohet se i ati i saj ka kërkuar nga stafi që të mos e bëjnë rastin publik pasi sipas tij vajza nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë.

Ky është rasti i dytë kur një vajzë shkon me simptoma të tjera në spital dhe pastaj lind. Një rast i ngjashëm ndodhi pak muaj më parë në spitalin e Covid.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...