E enjte, 23 Janar, 2025

20 nga 40 shkolla në Podujevë votojnë pro pezullimit të grevës

- Advertisement1-

Nga katërdhjetë shkolla në Podujevë, njëzet prej tyre janë përcaktuar pro pezullimit të grevës.

Kështu ka deklaruar Fadil Halimi, nga Sindikata e Arsimit në Podujevë.

- Advertisement -

“Gjatë ditës së sotme, shumica e shkollave të komunës së Podujevës kanë zhvilluar takime ose mbledhje dhe janë pajtuar për pezullim të grevës. Prej 29 shkollave që i kanë mbajtur këto mbledhje, 20 janë përcaktuar që të pezullojnë grevën deri në janar të vitit të ardhshëm”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje, Halimi tregoi se 11 shkolla nuk janë përcaktuar ende.

“Disa shkolla të tjera janë kundër, është fjala për disa shkolla të mëdha të qytetit, për tri shkollat, si shkolla fillore “Naim Frashëri”, “Ibrahim Rugova”, shkolla “Kadri Kadriu” në Llaushë, që është njëra prej shkollave të mëdha që janë shprehur kundër, shkolla e mesme teknike si dhe shkolla “Shaban Shala”, ndërkaq pro pezullimit të grevës janë shprehur rreth 20 shkolla, pa i përfshirë edhe 11 shkolla, të cilat nuk janë deklaruar deri më tani”, u shpreh ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria Arsimit ka përcaktuar afatet për kualifikimin e mësuesve në vitin shkollor 2024-2025. Mësuesit...

Malvina Rista: Rëndësia e respektimit të figurës së mësuesit

Mësuesi është shtylla kurrizore e shoqërisë. Nëpërmjet përkushtimit të tij, ai formon mendjet dhe...

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...