Ministrja në detyrë e Arsimit, Arberie Nagavci, ka njoftuar se gjatë pesë viteve të qeverisjes së tanishme, qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë rreth 20 milionë euro për 18 mijë studentë përmes bursave.
“Jam e lumtur të ndaj lajmin se për këtë vit akademik rreth 3 mijë studentë janë përfitues të bursave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në vlerë totale rreth 4 milionë euro,” ka shkruar ministrja Nagavci në një postim në rrjetet sociale.
Sipas saj, kjo mbështetje financiare ka për qëllim lehtësimin e barrës ekonomike për studentët dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim akademik dhe profesional.
Postimi i saj:
20 milionë euro për 18 mijë studentë/e gjatë 5 viteve të qeverisjes! 🎓
Jam e lumtur të ndaj lajmin se për këtë vit akademik rreth 3 mijë studentë/e janë përfitues/e të bursave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në vlerë totale rreth 4 milionë euro.
Kjo mbështetje konkrete synon lehtësimin e barrës financiare për studentët/et dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim akademik dhe profesional.
Investimi te studentët/et mbetet prioritet i yni, sepse arsimi cilësor është themeli i së ardhmes së vendit. 📚