- Advertisement1-
Shumë persona vuajnë nga aknet dhe shenjat që ato lënë pas vetes.
Krahas mundimeve të shumta për largimin e tyre, mund të vijnë edhe zhgënjimet, pasi luftimi i tyre nuk është aq i lehtë.
- Advertisement -
Aknet janë shtuar edhe më shumë tani me përdorimin e maskave.
Dr. Melissa Levin, një dermatologe e vendosur në New York, jep 20 këshilla kundër akneve, miratuar nga mjekë, për revistën Seventeen:
-
Gjithmonë lajeni fytyrën para se të flini.
-
Mos harroni asnjëherë kremin hidratues.
-
-
Lani/ndërroni shpesh maskën. Pambuku është materiali më i mirë.
-
Shpëlani mirë fytyrën, për të hequr gjithë larësin.
-
Tregohuni delikatë me lëkurën: Për shembull, mos e fërkoni shumë fort ‘scrub-in’ në fytyrë.
-
Bëni një shkumë të vogël në duar me larësin, përpara se ta aplikoni në fytyrë: Kjo aktivizon përbërësit kundër akneve.
-
Mos harroni të pastroni telefonin gjithashtu.
-
Mos e prek shpesh fytyrën.
-
Eksfolioje fytyrën rregullisht.
-
Mos e laj fytyrën kurrë më shumë seç duhet: Dy herë në ditë mjafton.
-
Përpara se të aplikoni një ‘scrub’, duhet të keni fytyrë të larë dhe të pastruar mirë.
-
Ndërroni shpesh këllëfët e jastëkut me të cilin flini.
-
Kujdes me balluket: Yndyra, sprej flokësh etj, mund të jenë duke ju shkaktuar akne në ballë.
-
Provoni zgjidhjen me tre hapa: Nëse keni puçrra, dermatologët rekomandojnë ta luftoni atë me një regjim tre-hapësh: një larës me acid salicilik, një trajtim në vendet ku keni akne me peroksid benzoyl dhe një krem hidratues të përditshëm.
-
-
Kontrolloni rutinën tuaj: Shumë produkte nuk do të thotë se po bëni diçka të mirë!
-
Mos i ngacmoni aknet me duar.
-
Lani shpesh furçat e grimit.
-
Nëse filloni një trajtim a rutinë, tregoni qëndrueshmëri.
-
Flini mirë!
-
Aplikoni krem dielli (Po, edhe në dimër, edhe në ambiente të mbyllura)
-
Për çdo shqetësim, që ju e mendoni serioz dhe të gjatë në kohë, kontaktoni mjekun dermatolog. /Anabel/