Një vit më parë, një 23-vjeçare e quajtur Kristina Ozturk ka pasur vetëm një fëmijë, ndërsa sot ka 21 dhe të gjithë janë fëmijët e saj biologjikë.
Ata kanë punësuar 16 dado me kohë të plotë. Kristina nuk e përjashton mundësinë e të pasurit më shumë fëmijë, madje më herët është shprehur se do dëshironte 100 fëmijë.
Në një intervistë për “Fabulous”, ajo është shprehur: “Kam ëndërruar për këtë që nga fëmijëria. Po ashtu dhe burri im ëndërronte të kishte një familje të madhe dhe të lumtur. Kështu që pasi u takuam, ne filluam ta zbatonim ëndrrën tonë. Nuk jam e sigurt nëse do jemi familja më e madhe në botë, po ne po planifikojmë të jemi më e lumtura me siguri. Unë jam me fëmijët gjatë gjithë kohës, duke bërë të gjitha gjërat që zakonisht bëjnë nënat. I vetmi ndryshim është sasia e fëmijëve. Çdo ditë është e ndryshme, nga planifikimi i orareve të stafit deri te blerjet për familjen time. Mund t’ju them një gjë – ditët e mia nuk janë kurrë të mërzitshme. Dua prapë fëmijë, por jo menjëherë, sepse tani duhet të jem pranë foshnjave të mia. Është e vështirë të jesh nëna e 21 femijëve kur je shtatzënë”.
Fëmija më i madh quhet Mustafa, 14 muajsh, ndërsa më e vogla është Olivia, 4 muajshe. Familja jeton në një rezidencë 3 katëshe, me fëmijët të ndarë dy ose tre në një dhomë.
Burimi: “The Sun”