E diel, 10 Nëntor, 2024

20 filmat që çdo mësues duhet t’i shohë gjatë pushimeve verore

- Advertisement1-

Këto janë 20 filmat që çdo mësues duhet t’i shohë gjatë pushimeve verore.

Janë filma që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë, si filmat më të mirë që lidhen më profesionin e mësimdhënies dhe edukimit.

- Advertisement -

20. The Chorus (2004)

Një mësues i ri, në një shkollë me nxënës problemtikë, synon të përmirësojë jetesën e tyre, përmes muzikës.

19. The miracle worker (1962)

Historia e përpjekjeve të Anne Sulivan, për të mësuar një vajzë që nuk dëgjon dhe nuk shikon, të kommunikojë.

18. Goodbye, Mr. Chips (1969)

Një muzikal që e mbush botën me dashuri. Një mësuses i ndrojtur dhe i tërhequr i gjuhës angleze bie në dashuri me një ‘showgirl’, të shkujdesur.

- Advertisement -rrrrrrr

17. The class (2008)

Dinamikat e një klase multikulturore me mësuesen e tyre hap pas hapi do të marrin përgjigje dhe pakënaqësitë mes tyre zhduken. Një mësues duhet të ngegociojë dhe të debatojë me nxënësit e pabindur që vinin nga shtresa të ndryshme kulturore dhe nga lagje të varfra të Parisit.

16. Finding forrester (2000)

Një një vend të zakonshëm, ai gjeti një njeri që ia bëri jetën të jashtëzakonshme. Një shkrimtar gjen një mentorin e tij tek një autor tërheqës.

15. To sir, with love (1967)

Historia e një inxhinieri idealist që i jep mësim një grupi të nevrikosur studentësh të bardhë nga lagjet e varfra të Londrës lindore.

14. Freedon Writers (2007)

Një mësuese e re frymëzon nxënësit e saj të mësojnë tolerancën, ta aplikojnë atë tek vetja dhe të tjerët. Ajo i orienton ata drejt edukimit. Vlera që shkojnë përtej jetës shkollore.

13. Blackboard Jungle (1955)

Një mësues i ri anglishteje jep mësim në një shkollë me nxënës të ashpër dhe të paedukuar. Por, ai është i vendosur të kryejë detyrën e tij me shumë përkushtim, pavarësisht nxënësve apo sistemit.

12. Dangerous Minds (1995)

“Ajo theu rregullat…dhe ndryshoi jetët e tyre”. Një ish-marinse bëhet mësuese dhe përballet me shumë vështirësi nga puna në një institucion të mbyllur. Përmes përmbysjes së rendit dhe rregullave, nxënësit përfitojnë njohuri të reja.

11. Chalk (2006)

“Mësimdhënia e vërtetë lë gjurmë”. Eksperienca e gjimnazit, parë nga këndvështrimi i mësuesve.

10. October sky (1999)

Bazuar në një histori të vërtetë. Historia e vërtetë e Homer Hickam, një djalë minatori, i cili del kundër rregullave dhe dëshirave të babait.

9. School of rock (2003)

Pasi u përjshtua nga banda e rrokut, Dewey Finn, bëhet mësues zëvendësues i disa nxënsve në një shkollë private, me qëllimin që të krijonte me ta një bandë rroku.

8. Lean on me (1989)

Histori e vërtetë e një heroi. Joe Clark, një njeri i vendosur, i emëruar drejtor, vendos të luftojë ligësitë e një sistemi arsimor jo të mirë.

7. Remember the Titans (2000)

Një histori e shkruar nga fitimtarët. Historia e vërtetë e një trajnieri Afro-amerikan, i cili merr përsipër një skuadër që garon për herë të parë, pavarësisht gjykimeve racore.

6. Mr. Holland’s Opus (1995)

“Simfoni e jetës”. Një kompozitor i frustruar ndihet i plotësuar kur bëhet mësues muzike në gjimnaz.

5. To be and to Have (2002)

Një portret dokumentar për një shkollë në një fshat të Francës, ku nxënësit nga mosha 4 vjeçare deri në atë 14 vjeçare, edukohen nga një mësues i vetëm dhe i përkushtuar.

4. Stand and Deliver (1988)

Historia e vërtetë e një mrekullie moderne. Historia e Jaime Escalante, mësues në gjimnaz, i cili frymëzon dhe orienton nxënësit që braktisin shkollën drejt matematikës.

3. Half Nelson (2006)

Një mësues i varur nga droga, krijon një lidhje mjaft të ngushtë me një nxënëse, pasi ajo zbulon sekretin e tij.

2. Teachers (1984)

Një mësues mirëkuptues, por edhe nevrik në të njejtën kohë, përpiqet të mbajë rregullin pas shpalljes së një procesi padie që u ngrit kundër shkollës, pasi i dhanë diplomë një studenti analfabet.

1. Dead Poets Society (1989)

“Ai ishte inspirimi i tyre. Ai i bëri jetët e tyre të jashtëzakonshme”. Mësuesi i anglishtes John Keating, i ofron nxënëse të tij një tjetër qasje drejt poezisë. Nga perspektiva e emocioneve dhe ndjenjave. /portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop