Ditën e sotme po zhvillohet një protestë paqësore para selisë së Kuvendit kundër dhunës fizike apo seksuale ndaj fëmijëve në vend.
Me pankarta në duar “Jo dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri!” disa qytetarë kërkojnë që institucionet dhe qeveria të marrë masa që të mos përsëriten raste të tilla, sic kanë ndodhur kohët e fundit.
Brenda një jave janë shënuar dy raste të rënda, ai i abuzimit nga babai i 6-vjecares dhe abuzimi seksual prej vitesh i të miturës në Gjirokastër nga një i afërm i saj.
Në një prononcim për median protestuesit shprehen se kërkojnë që në Kuvend të diskutohet kjo cështje dhe të sigurohet mbrojtja e fëmijëve duke vënë para përgjegjësisë abuzuesit.
Ata theksuan se një rol shumë të rëndësishëm kanë institucionet arsimore të cilët duhet të denoncojnë që në momentin e parë që shohin dicka të dyshimtë te fëmijët në mënyrë që rastet e dhunës të mos agravojnë apo dhe të parandalohen.
“Mendoj që shteti duhet të jetë më I përgjegjshëm dhe të bëjnë detyren që u takon dhe të marrin masa të nevojshme që këto ngjarje të mos përsëriten”-tha një nga protestueset.
“Brenda javës jemi përballur me dy raste të rënda, abuzim seksual prej vitesh dhe dhunë sistematike.
Fëmijët presin ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe qeveria dhe kërkojmë që Kuvendi të nisë diskutimet për mbrojtjen e fëmijëve.
Rritja e rasteve është një përgjigjie për tu ndërgjegjësuar dhe institucionet arsimore nuk janë mjaftueshëm të informuara dhe e kanë për detyre ligjor që në këto raste të denoncojnë dhe të vënë para përgjegjësisë abuzuesit.
Është protestë e heshtur dhe e qetë por nëse nuk ka mosveprim të institucioneve atëherë do shkojmë te Ministria e Arsimit. Ka vite që kërkohet të ndërtohet nje sistem profesional për shërbimin social gjë që nuk e ka bërë.
Cështja e varfërisë në vetvete për dhunën seksuale ndaj fëmijëve, ka të bëjë me tendencën e pedofileve për këto abuzime dhe mungesa e shërbimeve dhe mbështetjes dhe moskryerja e detyrës së arsimit con në dhunë dhe në këtë gjendje sic jemi sot”-përfundoi dhe një nga organizatorët e protestës.
Kujtojmë se opinioni publik është tronditur me rastet e rënda ditët e fundit dhe se abuzimet me fëmijë janë një fenonem në përsëritje, gjë që kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet.