Në institucionet arsimore të Komunës së Pejës, 194 mësimdhënës rezultojnë të jenë të kategorizuar si tepricë teknologjike, çka i vë ata në rrezik të humbjes së vendit të punës nga viti i ardhshëm shkollor.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i arsimit në këtë komunë, Naser Gega, i cili ka deklaruar se procesi po zhvillohet sipas kërkesës së Ministrisë së Financave tё cilёt nga viti i ardhshёm mund tё mos sigurojnё pagat e tyre.
“Ministria e Financave nё kёtё njoftim thotё se komuna nuk ёshtё e obliguar t’i largojё nga puna por mund t’i mbajё me pёrgjegjёsinё qё t’u sigurojё pagat”, ka deklaruar Gega për Radio Dukagjinin.
Por sipas Gegës, mbajtja në marrëdhënie pune e këtyre mësimdhënësve i kushton buxhetit komunal rreth 2 milionë euro në vit pёr ҫka komuna e ka vёshtirё tё pёrballueshme, duke e bërë të domosdoshme rishikimin e strukturës së stafit në shkolla.
Ai ka shtuar se komuna po kërkon alternativa për të minimizuar ndikimin social të këtij vendimi, por rregullimi buxhetor mbetet sfidë e pashmangshme.