E hënë, 24 Shkurt, 2025

KUJDES: Këto janë 18 fjalë të gjuhës shqipe që po shkruhen gabim

- Advertisement1-

Njohja e mirë e saj si dhe dëshira për perfeksionim të përdorimit të gjuhës është pjesë e kësaj dashurie.


“Ai që nuk dashuron gjuhën e tij është më keq se një kafshë dhe një peshk që qelbet erë”, do të shkruante dikur aktivisti dhe intelektuali filipinas, Jose Rizal.

- Advertisement -

Njohja e mirë e saj si dhe dëshira për perfeksionim të përdorimit të gjuhës është pjesë e kësaj dashurie.

Në mesazhet e përditshme që merrni apo dërgoni, në punimin e diplomës suaj, në shënimet që ju sjellin miqtë, lajmet e portaleve apo dokumentet që përpiloni, shpesh ndeshni gabime në shkrimin e tyre.

Më poshtë do të gjeni 18 fjalë të gjuhës shqipe, që gjerësisht shkruhen gabim:

Gabim: Sërisht— E saktë është: Sërish

Gabim: Mbrapsh— E saktë është: Mbrapsht

Gabim: Zëvëndësministër — E saktë është: Zëvendësministër

- Advertisement -rrrrrrr

Gabim: Anti-trupa — E saktë është: Antitrupa

Gabim: Proces-verbal — E saktë është: Procesverbal

Gabim: Inaguroj — E saktë është: Inauguroj

Gabim: Proçes — E saktë është: Proces

Gabim: Egzistoj — E saktë është: Ekzistoj

Gabim: Europian — E saktë është: Evropian

Gabim: Shqipëtar — E saktë është: Shqiptar

Gabim: Antar — E saktë është: Anëtar

Gabim: Brënda — E saktë është: Brenda

Gabim: Rudhë — E saktë është: Rrudhë

Gabim: Kanotjere — E saktë është: Kanotierë

Gabim: Cënoj — E saktë është: Cenoj

Gabim: Karrotë — E saktë është: Karotë

Gabim: Çfarëdo lloj — E saktë është: Çfarëdolloj

Gabim: Kallçuk— E saktë është: Kauçuk

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...