E shtunë, 27 Korrik, 2024

17-vjeçarja përfundon në spital pasi konsumon 12 pije energjike

- Advertisement1-

Mascha, adoleshentja nga Zyrich, Zvicër ka përfunduar në spital pasi konsumoi 12 kanaçe në ditë me RedBull.


Sasia e tepërt e pijes energjike të pasur me kafeinë, i ka shkaktuar rrahje të shpejta të zemrës, deri sa ka humbur ndjenjat në shkollë.

- Advertisement -

17-vjeçarja postoi një video në TikTok, që u bë virale, ku shfaqej në spital me mbishkrimin “Mos e shijoni shumë”. Blick raporton se adoleshentja shpjegoi se pasi i tha mjekut se ajo pi të njëjtën sasi çdo ditë të pijeve energjike, mjekët u pyetën: “Pse mendon se humbe ndjenjat?”

Ata më pas i thanë se varësia e saj nga Red Bull e kishte çuar në spital dhe se nëse ajo nuk ndalet, ka mundësi të kthehet shumë shpejt. Adoleshentja ka dhënë shumë detaje rreth varësisë të saj ndaj pijeve energjetike, duke thënë se nisi për herë të parë kur filloi punën, me një cigare dhe pije në mëngjes, në drekë, në pushimin e punës, gjatë punës dhe pas saj me kolegët.

Tani, Mascha thotë se konsumon vetëm 2 kanaçe në ditë. Gjithsesi, ky nuk është rasti i parë që konsumimi i tepërt i tyre shkakton probleme shëndetësore. Më parë, Lee Kamen u sëmur pasi pinte 8 deri në 12 kanaçe në ditë. Tashmë ai proteston që supermarketet të ndalojnë shitjen e tyre për adoleshentët

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...