E shtunë, 27 Korrik, 2024

17-vjeçari shqiptar që ka krijuar një robot dezinfektues

- Advertisement1-

17- vjeçari Jusuf Rrustaj ka krijuar robotin i cili ecën në mënyrë autonome dhe dezinfekton ambientet e mëdha. Ideja për krijimin e këtij roboti i lindi nga situata e vështirë prej pandemisë që po kalon gjithë bota.


“Roboti në fillim bën skanimin e territorit ku do të lëviz. Ky proces bëhet vetëm një herë dhe pastaj me anë të këtij procesi ai krijon një hartë virtuale dhe e di se ku ndodhet. Pasi e ka krijuar këtë lloj harte ai është gati që të vihet në punë. Roboti dezinfekton ajrin, dorezat e dyerve dhe gjitha vendet e mundshme ku mund të ketë virus. Pasi roboti ka përfunduar dezinfektimin ai kthehet tek vendi i tij dhe karrikohet automatikisht”, – thotë 17-vjeçari për GenZ në Euronews Albania.

- Advertisement -

Gen Z është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Por roboti që dezinfekton ambientin ka një emër shumë të veçantë, ai quhet SPAC.

“Robotin tim e kam quajtur SPAC: një bashkim emrash në anglisht, Smart, Protect, Anti-Covid. Nuk është SPAK kundër korrupsionit dhe para se t’ia vija nuk e dija akoma SPAC-un e korrupsionit,”- shprehet ai.

Roboti i krijuar nga Jusufi mund të zhvillohet me tepër, por do dhe buxhet shumë të mirë.

“Për ta zhvilluar robotin më tepër do të duhej një ekip dhe një buxhet. Deri tani të gjitha projektet i kam ndërtuar me buxhetin dhe kursimet e mia, ndërsa roboti është një projekt që është sponsorizuar nga shkolla dhe unë i jam shumë mirënjohës”,- rrëfen Jusufi.

Jusufit i pëlqen që kohën e lirë ta kalojë në internet duke lexuar informacione, që mund ta ndihmojnë në krijime të tjera. E kundërta ndodh me Deni Doku, e cila i dedikon kohën e saj rrjetit social Tik Tok.

- Advertisement -rrrrrrr

“Video në Tik Tok është diçka më e thjeshtë në krahasim me atë që bëj unë,”- thotë Jusufi.

“Është e vërtetë se bërja e një video më merr pak kohë, por më vonë këtë mund ta kthej në biznes,”- shprehet Deni.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...