E diel, 19 Janar, 2025

17 Shkurti, shkolla me datën e veçantë

- Advertisement1-

Shkolla në Shirokë të Suharekës e cila u themelua më 17 shkurt.

Nxënësit e stafi mësimor i shkollës janë të lumtur që mbajnë këtë emër. Korrespondentja e RTK-së në Prizren, Myrvete Axhami, e ka vizituar këtë shkollë dhe na sjell një reportazh nga ky vend.

- Advertisement -

Shkolla fillore në Shirokë të Suharekës, mban për identitet një datë të veçantë. Quhet 17 shkurti dhe nxënësit që nga klasa e parë janë veshur me kostum kombëtarë dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Nxënësit e klasës së parë, recitojnë vargje dhe i këndojnë kësaj dite të veçantë. Ata të më të larta tashmë e dinë tash çfarë është 17 shkurti.

Mësimdhënësit gjatë gjithë kohës u flasin nxënësve për Pavarësinë e Kosovës, sfidat dhe vështirësitë që hasi ajo në shekuj për të arritur deri te kjo datë e pavarësisë.

Fenomeni demografik i lëvizjes së popullatës e ka prekur edhe këtë shkollë në zvogëlimin e numrit të nxënësve.Në Suharekë, vetëm ky institucion shkollor është emëruar me këtë datë të veçantë, 17 Shkurti Shkolla “17 Shkurt”, në Suharekë mban emrin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...