“160 çerdhe të premtuara, 4 të realizuara gjatë mandatit 4 vjeçar”

- Advertisement -

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një premtim të Kurtit për ndërtimin e 160 çerdheve të premtuara, të cilat vetëm 4 i realizoi gjatë mandatit të tij.

- paragrafi 1 -

Ndër të tjera, Kurti premtoi se në të gjithë vendin do të ketë shujta për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Por, as ky premtim i Kurtit nuk u realizua.

- Advertisement -

“Çka u tha e çka s’u bë? Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë!
Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.