16-vjeçari qëllohet aksidentalisht me armë në kokë nga shoku i tij

- Advertisement -

Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur një 16-vjeçar u qëllua aksidentalisht në kokë nga shoku i tij në Brooklyn gjatë një shkëmbimi zjarri të martën (28 shtator).

- paragrafi 1 -

Sipas policisë dhe pamjeve, Cahlil Pennington u qëllua ndërsa ai dhe dy adoleshentë të tjerë me rroba të bardha vrapuan poshtë në Pitkin Avenue.

- Advertisement -

Në video, një nga adoleshentët kthehet për të qëlluar mbi një person të armatosur gjatë një shkëmbimi zjarri rreth orës 13:30, tha policia.

Plumbi humbi objektivin e tij të synuar dhe goditi Cahlil në kokë, sipas policisë dhe pamjeve, raporton oranews.

Pasi Cahlil bie në tokë, shoku i tij i mbuluar me gjak afrohet dhe përpiqet të tërheqë trupin e shtrirë në tokë.

- Advertisement -

”Cahlil, një student në Shkollën e Mesme II të Brooklyn’s Nww Visions AIM Charter, u dërgua në Spitalin Brookdale ku u shpall i vdekur”, tha policia.