16 shkurti në shkollat e Prishtinës nis me orë mësimore, kushtuar UÇK-së

- Advertisement5 -

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ora e parë mësimore e datës 16 shkurt në të gjitha shkollat publike të kryeqytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

- paragrafi 1 -

“Në kryeqytet, ora e parë mësimore në nderim të UÇK-së! Reflektim mbi historinë dhe përgjegjësinë tonë shtetërore!Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë”! ka shkruar Rama.

- Advertisement - M1

Postimi i plotë:

🇽🇰 N’KRYEQYTET, ORA E PARË MËSIMORE NË NDERIM TË UÇK-SË!

REFLEKTIM MBI HISTORINË DHE PËRGJEGJËSINË TONË SHTETËRORE!

- Advertisement - m2

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona.

Kjo ishte kërkesë edhe e grupit të asambleistëve të Partisë Demokratike të Kryeqytetit, me qëllim që brezat e rinj të njohin rrugën e lirisë, kontekstin historik të shtetformimit dhe përgjegjësinë që kemi ndaj kujtesës kolektive.

Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!