E diel, 24 Nëntor, 2024

155 studentëve të “Akademisë Evolucion” nuk u njihen diplomat

- Advertisement1-

Kolegji privat “Akademia Evolucion”, gjatë dy vjetëve akademikë, ka regjistruar me qindra studentë pa qenë e pajisur me licencë të punës. Tani diplomat e saj, të cilat studentëve u kushtuan rreth 6 mijë euro, nuk njihen nga Ministria e Arsimit.

Gjatë dy vjetëve akademikë, kolegji privat “Akademia Evolucion”, regjistroi 418 studentë, pa qenë e pajisur me licencë pune.

- Advertisement -

Prej këtij numri, deri më tani janë diplomuar 155.

Por atyre, sikurse dhe të gjithë të regjistruarve të tjerë gjatë viteve akademike 2016-2017 e 2017-2018, diplomat, për të cilat paguajnë nga rreth 6 mijë euro, nuk do t’u njihen. Atyre që bënë kërkesë për nostrifikim, këtë ua konfirmoi Ministria e Arsimit.

“Divizioni për Njohje dhe Informim Akademik NARIC, ju njofton se BPrAL Kolegji ‘Akademia Evolucion’, në gjeneratën 2017/2018, kur ju keni filluar studimet në Kolegjin Akademia Evolucion nuk ka qenë i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Duke u bazuar në ligjin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës Nr.04/L-O037, neni 11, pika 3 dhe 7, të gjithë bartësit privat duhet të jenë të licencuar nga Ministria dhe nëse Ministria nuk i jep licencë një bartësi privat, bartësi nuk mund të pranojë studentë”, thuhet në një dokument të Ministrisë.

Licenca e punës për institucione arsimore private lëshohet nga Ministria e Arsimit, pas marrjes së akreditimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Për ta siguruar licencën, institucioni duhet t’i plotësojë 25 kushte, përfshirë posedimin e listës së kuadrit mësimor, administrativ dhe dëshmisë për pronësi të objektit.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Akreditimit, “Akademisë Evolution” akreditimi nuk i ka munguar, porse në këtë kolegj pranuan që nuk i janë nënshtruar procesit të licencimit.

- Advertisement -rrrrrrr

“Në kërkesën tonë për vazhdim të licencës, në muajt e vitit 2016, na është komunikuar nga zyra e arsimit të lartë privat në MASHT, se licenca vazhdohet automatikisht, duke u bazuar në akreditimin institucional dhe të programeve të marra po atë vit (Meqenëse një pjesë e procesit të akreditimit institucional është e njëjtë me procesin e licencimit)”, thuhet në një përgjigje të kolegjit.

Ligji për Arsimin e Lartë dhe Udhëzimi Administrativ për licencimin e kolegjeve private, nuk e parashohin opsionin që licenca e një institucioni të vazhdohet me automatizëm, pa iu nënshtruar procesit.

Të pyetur lidhur me çështjen që prek me qindra student dhe ish-studentë, në Ministrinë e Arsimit nuk dhanë përgjigje. Për mosgatishmërinë për t’u përgjigjur, KOHA ka dërguar ankesë edhe në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Shkaku i vazhdimit të veprimtarisë pa licencë, Inspektorati i Arsimit më 2019 e pati paditur “Akademinë Evolucion” në Departamentin për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Sipas aktgjykimit, që e posedon KOHA, rasti u pezullua me arsyetimin se institucioni nuk ka përgjegjësi të kundërvajtjes.

Në Inspektoratin e Arsimit thanë se rasti ende po trajtohet në gjykatë. E në Gjykatë nuk janë përgjigjur në pyetjet për ta konfirmuar këtë. /Marrë nga KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...