E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

150 mijë euro për punën hulumtuese të profesorëve: 15 më të mirët do të përfitojnë grante nga 10 mijë euro

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) ka ndar 150 mijë euro për hulumtime shkencore për profesorët universitarë. Nga kjo shumë, stafi akademik i universiteteve publike mund t’i fitojë nga 10 mijë euro për secilin grant që paraqesin.

Ministrja Arbërie Nagavci thotë se MASHT-i është e përkushtuar që ta rrisë prodhimin shkencor në Kosovë. Për këtë, ajo tha se ka marrë një varg masash e veprimesh, duke synuar që ta bëjë hulumtimin pjesë të kulturës së punës në universitetet publike.

- Advertisement -

“Të gjithë profesorët që kanë kontratë të rregullt pune me universitetet publike si staf akademik mund të fitojnë 10 mijë euro grant për ta aplikuar hulumtimin në procesin e punës. Thirrja për aplikim në këto grante tashmë është publikuar, dhe qëndron e hapur deri sa të jepen 15 grante 10 mijë Euro secili”, deklaroi ministrja Nagvaci.

Ajo me këtë rast i fton profesorët e universiteteve publike, të aplikojnë me ide kreative dhe të guximshme për mësimdhënie të bazuar në hulumtim. “Ju siguroj se 15 më të mirët prej jush do ta fitojnë grantin me 100% meritokraci”, ka shkruar ministrja e Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fitore Rashiti-Tmava, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

Fitore Rashiti-Tmava është zgjedhur si mësuesja më e dalluar në shkollën fillore "Ismail Luma"...

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...