15-vjeçari me titull të masterit po përgatitet për titullin e doktoraturës

- Advertisement -

Një 15-vjeçar nga Misisipi i SHBA-së thuhet se po përgatitet të fillojë shkollën juridike më vonë këtë vit dhe ka shansin të bëhet një nga njerëzit më të rinj që ka marrë ndonjëherë doktoraturën për jurist.

- paragrafi 1 -

James “Jimmy” Chilimigras kaloi provimin pranues të shkollës juridike vitin e kaluar kur ishte vetëm 14 vjeç dhe shënoi 174, shifra më e lartë në shtetin e tij të lindjes, Alabama dhe Luiziana, sipas një raporti nga stacioni i lajmeve WLOX, i cili mbulon qytetin e tij të lindjes St Louis, Mississippi.

- Advertisement -

Jimmy, i cili ka diploma bachelor dhe master në kontabilitet nga Universiteti jofitimprurës “Western Guvernors”, i tha WLOX se i ka dhënë vetes kohë deri në maj për të zgjedhur se cilën shkollë juridike do të ndjekë.

Shkollat e Juridikut në SHBA zakonisht merr deri në tre vjet për t’u kompletuar. Nëse Jimmy i përfundon studimet brenda kësaj periudhe, ai do të bëhej një nga njerëzit më të rinj në botë që diplonmon në këtë drejtim, sipas një liste të publikuar nga uebsajti i historisë dhe kulturës, oldest.org.

Oldest.org thotë se personi më i ri në botë që ka përfunduar studimet për juridik ishte Stephen Baccus nga Florida, i cili i kishte kompletuar studimet në Universitetin e Miamit, në vitin 1986, duke qenë në moshën 16-vjeçare.

- Advertisement -

Prindërit e Jimmyt, John dhe Erin Chilimigras i kanë thënë WLOX se ata e kanë vërejtur shumë herët që djali i tyre kishte inteligjencë të lartë. Ata kanë treguar se Jimmy ka folur me fjali të plota kur ishte vetëm dy vjeç.