“15 mijë mësues të trajnuar”

- Advertisement5 -

Arsimi gjithëpërfshirës dhe përfshirja e çdo fëmije në procesin mësimor ishin në fokus të aktivitetit “Stories of Inclusion”, ku u prezantuan rezultatet dhe ndikimi i projektit ‘EU4InclusiveTeaching’, të financuar nga Bashkimi Evropian.

- paragrafi 1 -

Projekti ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e arsimit parauniversitar në Shqipëri, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse që ka synuar njëkohësisht zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve, përmirësimin e shërbimeve mbështetëse dhe konsolidimin e sistemit arsimor, duke vendosur baza të qëndrueshme për përfshirje afatgjatë.

- Advertisement -

Gjatë zbatimit të tij, janë trajnuar 15 mijë mësues në mësimdhënie gjithëpërfshirëse dhe janë certifikuar 348 trajnerë për shtrirjen e kësaj qasjeje në nivel kombëtar.

Në të njëjtën kohë, 550 kabinete psiko-sociale janë pajisur me infrastrukturë moderne, ndërsa dy shkolla speciale janë shndërruar në Qendra Kombëtare Burimore.

Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve, mbi 135 mijë fëmijë kanë përfituar drejtpërdrejt nga praktika më gjithëpërfshirëse të të nxënit.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe partnerët përkatës, vijon të mbështesë ndërtimin e një sistemi arsimor ku askush nuk mbetet pas, në përputhje me standardet evropiane dhe prioritetet e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.