Ka disa raste që nxënësit në klasë bëhen shumë të zhurmshëm dhe është e vështirë t’u tërheqësh vëmendjen. Disa mësues përdorin metodat e mëposhtme, provojini dhe ju.
Keni rënë në grackën e të thënit “Mos flisni” ose “Dua qetësi!” gjatë gjithë ditës? Është e lodhshme të ripërsërisësh kërkesën për qetësi, dhe pas të 100-tës herë, fëmijët gjithsesi të nervozojnë. Lexoni më poshtë sygjerimet nga kolegët tuaj.
1. Këndoni një këngë. Për nxënësit më të vegjël, përdorni këngë si Itsy Bitsy Spider. Nxënësit e çdo moshe do të përgjigjen me tone të thjeshta si “dadadadadadad… da da!” dhe “bum bum bum bum..bum bum!”. Nëse fëmijët këndojnë nuk mund të flasin. Qëllimi është që ata të mos këndojnë më shumë se një herë.
2. Luani një këngë. Nëse nuk ndiheni rehat duke kënduar me klasën, provoni të vendosni muzikë në kompjuter ose në CD player. Përdorni muzikë për fëmijë, muzikë popullore, klasike ose jazz, muzikë lidhur me mësimet etj. Përdorni të njëjtën muzikë për disa javë me radhë dhe tregojuni nxënësve se muzika do të ndalet atëherë kur të fillojë mësimi.
3. Përdorni një lidhje të veçantë. Përdorni një zile dhe kthejeni këtë metodë në lojë. Fëmijët duhet të mbajnë qetësi dhe duhet të dëgjojnë tingullin deri në fund dhe sapo të mbarojë tingulli duhet të ngrijnë dorën lart. Do të shikoni që gjatë tingullit do jetë një qetësi aq e madhe sa edhe pika e shiut mund të dëgjohet kur të bie.
4. Trokitni me ritëm. Një mënyrë tjetër është kjo: lëvizni nëpër klasë dhe me qetësi me një ton normal thoni “trokit dy herë nëse më dëgjon”. Disa nxënës do të dëgjojnë dhe do të duartrokasin. Pastaj përsëriteni këtë me një numër tjetër. Kështu do u tërhiqni vëmendjen edhe nxënësve të tjerë dhe ata do përfshihen në këtë “lojë”. Zakonisht kjo metodë do të vendosë në qetësi një klasë për 20 sekonda, dhe një auditorium me qindra studentë për 1 minutë.
5. Bëni që fëmijët të lëvizin. Thirr dhe vepro është një metodë që përfshin një lloj lëvizje fizike. Një shembull i tillë është ky: “Lëshoje (ata duhet të lëshojnë çfarë kanë në dorë), Mbylle (duhet të mbajnë gojën mbyllur), Vëmendje (të gjithë duhet t’i kenë sytë tek mësuesi). Pastaj të gjithë duartrokasin një herë së bashku. Një lojë tjetër është “Simoni thotë”. Dhe ajo bëhet kështu: “Simoni thotë vendosni duart në kokë” dhe të gjithë duhet të ndjekin “urdhrin” e Simonit.
6. Bëni një numërim mbrapsht. Për shembull ju mund të thoni: “Kur të mbarojë së numëruari nga 10 në 0, dua që klasa të jetë në qetësi të plotë. 10, 9, 8….”. Kur të mbarojë koha, vazhdoni me aktivitetin që thatë që do bënit dhe lejoni që problematikët të arrijnë vetë mësimin që po jepni.
Një mënyrë tjetër që mund të përdoret është të mbani dorën lart duke treguar 5 gishtat. Të gjithë nxënësit duhet të numërojnë nga 5 tek 1-shi dhe në fund të gjithë duhet të kenë pushuar dhe duhet të kenë vëmendjen tek mësuesi.
7. Provoni një shenjë me dorë. Përsëritni në fillim të vitit në klasë disa herë këtë metodë: “Mësimi në 5, Mësimi në 4, Mësimi në 3….” Deri në 1. Do shikoni që më pas nuk do keni nevojë ta thoni më. Do ju duhet vetëm të ngrini dorën lart dhe nxënësit do numërojnë vetë derisa të bien në qetësi.
8. Përdorni gjuhën e shenjave. Një mënyrë e bukur është që t’u mësoni nxënësve gjuhën e shenjave. Mësojuni atyre shenjat për qetësi, ngrihuni, uluni, rreshtohuni dhe disa shenja të tjera elementare. Është më e sjellshme (dhe më pak e lodhshme) të bësh një shenjë sesa të bërtasësh gjatë gjithë ditës. Kur të doni qetësi vetëm bëni shenjën për qetësi dhe prisni që nxënësit të kthejnë përgjigje me mimikë.
9. Mbushni klasën me shkëlqyes qetësie. Dekoroni një enë me shkëlqyes dhe vendosni një shkrim në të “Shkëlqyes qetësie”. Tregojini klasës , “Kur të hedh këtë shkëlqyes magjik imagjinar në kokë, ti do bëhesh i urtë dhe do ngrish, si me magji! Shiko si funksionon!” dhe bëni sikur po i hidhni një fëmijë në kokë shkëlqyesin. Nëse e përdorni këtë teknikë më shum se një ose dy herë në muaj, do humbasi efektivitetin, por është zbavitëse për fëmijët.
10. Provoni flluskat. Mbani mend kush janë ata që bëjnë zhurmë në klasë dhe në një moment thoni “Bëni flluska”. Fëmijët në këtë moment do fryejnë faqet dhe mësuesi do afrohet tek ata fëmijë që po bënin zhurmë dhe do ju prekë faqen e fryrë në mënyrë që nxënësit të mos bëjnë më zhurmë.
11. Bëhuni i gjallë. Përdorni një fjalë kod në mënyrë që ju të tërhiqni vëmendjen nxënësve. Si për shembull: një mësuese në Angli përdor kodin “Banane” dhe kur nxënësit e saj dëgjojnë këtë, kapin veshët e tyre me dorën e kundërt duke i kryqëzuar para.
12. Bëhuni tinëzar. Flisni me qetësi njërit grup, pjesa tjetër do mundohen të ju dëgjojnë se për çfarë po flisni. Mund të flisni po ashtu me një theks tjetër që nxënësit nuk e kanë dëgjuar. Ata do çuditen se kush qenka i riu në klasë. Një mësues në një shkollë të mesme u thotë nxënësve: Ju lutem mos dëgjoni çfarë do ju them tani se me shumë mundësi mund të pushohem nga puna për këtë gjë. Kështu ai tërhiqte vëmendjen e nxënësve.
13. Përdorni një shenjues konkret. Përdorni një tabelë ku shkruhet “shënime”. Sapo të fillojnë të bëjnë zhurmë ngrini tabelën dhe nxënësit e vëmendshëm do u tregojnë shokëve të tyre për shenjën dhe qetësia do rikthehet në klasë.
14. Bëjeni edukative. Në matematikë një mënyrë argëtuese për të tërhequr vëmendjen e nxënësve është që të thoni në klasë një ushtrim të thjeshtë matematikor si për shembull: “më jepni një faktor të numrit 36” dhe nxënësit tregojnë me gishta numrin përkatës si për shembull në këtë ushtrim numrin 6.
15. Ndërroni teknikën një herë në muaj ose më shpesh për t’i mbajtur gjërat të freskëta. Praktikoni një metodë për dy javë dhe më pas ndërroni teknikën për dy javë të tjera e kështu me radhë. Në atë moment që nxënësit e kuptojnë një metodë ndryshojeni menjëherë.
© Portali Shkollor-