E premte, 26 Korrik, 2024

15 maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes, të fuqizojmë familjen si institucion

- Advertisement1-

Kjo ditë festohet në të gjithë botën që nga viti 1993, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 15 majin si Dita e Familjes.


Qëllimi ishte inkurajimi i vendeve anëtare që të identifikojnë nevojat për fuqizimin e familjes si institucion.

- Advertisement -

Promovimi i familjes dhe vlerat e saj, nxitja e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtja e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe ndihmë ndaj familjeve për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin është misioni i veçantë i kësaj date të shënuar.

Familja e shëndoshë është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhmeje të sigurt, si dhe njëri prej faktorëve kryesorë i ecurisë normale të shtetit.

Për të ekzistuar familja, së pari si nocion, e pastaj si realitet, duhet që patjetër t’i jepet rëndësia e duhur martesës.

Fenomeni i martesës, pa më të voglin dyshim, është esenca e familjes dhe shoqërisë, por nuk përjashtohet mundësia se, martesa mund të shërbejë, edhe për shkatërrimin e familjes, duke qenë njëkohësisht në numër të gjithë pjesëtarët që e përbëjnë atë.

Në shoqërinë e sotme, divorcet dhe mungesa e harmonisë në familje është bërë një realitet i pamohueshëm.

Në shoqërinë bashkëkohore, për fat të keq, struktura familjare është ligështuar ndjeshëm, sepse i është nënshtruar një sërë sulmesh të karakterit moral, ekonomik etj. Kjo sjell si pasojë kolapsin e lindjeve.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa numri i lindjeve në Amerikë vijon të jetë i kënaqshëm e në vendet aziatike i bujshëm, në Evropë çiftet janë të brishta.

Bashkimi ndërmjet tyre zgjat pak, nuk kanë projekte as për veten e aq më pak për brezat e ardhshëm. Prandaj mbizotëron mendimi konsumistik, që ka në qendër të vëmendjes blerjen e shtëpisë, të automobilit etj.

E kjo sjell si pasojë kolapsin e strukturave familjare, ligështimin e tyre të mëtejshëm e, natyrisht kolapsin demografik, me pasoja të rënda.

/Revista Psikologji

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...