15 fëmijë të prekur nga virusi Coxsacie vetëm gjatë muajit nëntor në Kosovë

- Advertisement -

Vetëm gjatë muajit nëntor, 15 fëmijë janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë, pasi janë infektuar nga virusi Coxsacie.

- paragrafi 1 -

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci, thotë se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por që situata është stabile, shkruan TCH.

- Advertisement -

Grajçevci tregon se ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Por, si masë parandaluese, ajo thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.

Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për çka përdoren antibiotik.