E martë, 22 Tetor, 2024

14-vjeçarja fiton çmimin 25 mijë dollarë për zbulimin e saj, i cili mund të shërbejë si kurë për Covid-19

- Advertisement1-

Anika Chebrolu, një 14-vjeçare nga Teksasi, u shpall fituese e Sfidës së Shkencëtarit të Ri për vitin 2020, konkurs shkencor dhe inxhinierik për të rinjtë, i administruar nga Discovery Education dhe 3M për studentët e shkollës së mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ngjashëm me Konkursin e Bashkimit Europian për Shkencëtarët e Rinj.

Krijimi i saj mund të përdoret si një terapi e mundshme për Covid-19.

- Advertisement -

Shpikja e Anika-s përdori metologjjinë in-silico (e kryer në kompjuter ose përmes simulimit kompjuterik për eksperimente biologjike) për të zbuluar një molekulë plumbi që mund të lidhet me proteinën e SARS-CoV-2, e njohur si “spike protein”. Spike protein është është një proteinë bashkimi transmembranore që rual rol vendimtar në fillimin e infeksionit.

Anika e përfundoi projektin kur ishte në klasën e tetë, por për shkak të pandemisë së Covid-19, ajo ndryshoi drejtimin e projektit për t’u përqëndruar te koronavirusi. Ajo tha për CNN se u frymëzua për të gjetur shërime të mundshme ndaj viruseve pasi mësoi për pandeminë e gripit të vitit 1918 dhe zbuloi se sa njerëz vdesin çdo vit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...