Rejhan Bellani është 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, i cili është lindur dhe rritur në Suedi.
Ai vjen nga një familje me dy nënshtetësi. Babai i tij është nga Kosova ndërsa mami nga nga Bosnja.
Rejhan ka marrë pjesë në kompeticionet artistike për fëmijë në Suedi, ku zëri i tij ka spikatur që në moshë të vogël.
Këngëtari ka mahnitur jurinë suedeze me zërin e tij gjatë performancës në skenë, 14 vjeçari ka treguar se ai muzikën e ka pasion, por nuk ka studiuar kurrë në një shkollë muzike.
Rejhan, ndihet krenar për vendlindjen e babit të tij Kosovën dhe do t’i tregojë botës se Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por ka shumë talente ndërkombëtare.
Më poshtë mund të dëgjoni performancën e dhuruar nga Rejhan.