E hënë, 13 Janar, 2025

14-vjeçari nga Kaçaniku mbetet pa shkollim, nëna e tij kërkon ndihmë nga institucionet

- Advertisement1-

Në banka shkollore nuk është ulur për afro dy vite.

Kjo pasi, djali 14 vjeçar i Arbnesha Shehu nga Komuna e Kaçanikut, ka probleme me dëgjimin dhe të folurit.

- Advertisement -

Kjo gjë, po e shqetëson nënën e tij, e cila ka një kërkesë për institucionet.

“Të gjithëve iu bëjë apel një mundësi me ja dhënë fëmijës tim me shkollu, vetëm për shkollim. Nuk jam duke iu lypë diçka tjetër vetëm mu shkollu fëmija, edhe me nevojë të veçantë edhe me mbet pa shkollë nuk po e shoh të arsyeshme”, thotë Arbnesha Shehu.

Ajo disa herë iu është drejtuar institucioneve të nivelit qendror e lokal, që t’i mundësohet shkollimi djalit të saj.

Komuna e Kaçanikut, është arsyetuar me mungesën e buxhetit për mos caktimin e një asistenti.

“Drejtori i arsimit më tha na s’kemi buxhet me pagu asistenten për djalin tënd ti mundesh me shku në Ministri të Arsimit me bë kërkesën me na ndihmu neve si drejtori e na me siguru. Kur shkoj në Ministri më thonë ata kanë buxhetin, unë nuk e di ku me shku”, shprehet nënë e 14- vjeçarit

Mungesën e buxhetit, si arsye drejtori i Arsimit në Kaçanik, Zahir Doda e dha edhe për televizionin Tëvë1.

- Advertisement -rrrrrrr

Por që, premtoi se do të angazhohen që të bëjnë zgjidhje.

“E kemi të kufizuar numrin e asistentëve. Unë kam problem me reduktim të numrit të stafit të mësimdhënësve përndryshe do t’i kisha siguruar një asistent. Interpret është problem me gjet. Por megjithatë nëse mundemi me sigurua unë i kam thënë edhe nënës po të kemi mundësi me siguru sigurisht kërkoj edhe prej Ministrisë kudo që më përkrahë dikush e siguroi një interped dhe e vazhdon mësimin. Unë do të tentoi prapë, do të bëjë çmos që tash në Janar nëse kam një mundësi të vogël do të siguroi të paktën një gjysmëvjetor le të vazhdoi”, thotë ai.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të situatës...

Reshjet e borës: Pezullohet mësimi në 77 shkolla në Shqipëri

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të situatës...

Në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë po mbahet trajnim për mësimdhënësit

Dje dhe sot në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë po mbahet trajnimi dy ditor...

SBASHK organizoi testet për mësimdhënësit e Vitisë dhe Drenasit

SBASHK organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve të Vitisë dhe një grup të...