E shtunë, 18 Janar, 2025

13-vjeçarja që u bë multimilionere në 1 vit duke shitur NFT

- Advertisement1-

Nyla Hayes ka gjetur sekretin e suksesit, dhe tani ajo po shet veprat e saj artistike NFT për miliona dollarë.

Në moshën 13-vjeçare, kjo artiste e re është bërë multimilionere pasi filloi të nxirrte në shitje artin e saj si NFT, ose tokena jo të këmbyeshëm. Pjesa jo e këmbyeshme do të thotë që është unike dhe e pazëvendësueshme. Ndërsa token do të thotë se është dixhitale dhe e mbrojtur duke përdorur teknologjinë blockchain, si kriptomonedha.

- Advertisement -

Vizatimet e adoleshentes përshkruajnë gra ikonike, por edhe gra të zakonshme. Dhe kur ajo mbaron artin e saj, Hayes e poston atë në një faqe interneti NFT, që dikush mund ta blejë atë me kriptomonedha.

“Më pëlqen të vizatoj gra nga e gjithë bota sepse më pëlqejnë vërtet kulturat e ndryshme dhe prejardhje të ndryshme”, tha Hayes.

Një detaj që i bën të dallohen vizatimet e Hayes – është qafa e gjatë.

Hayes i vizaton modelet e saj me një qafë të zgjatur, një karakteristikë që shfaqet në të 3000 portretet e koleksionit të saj dhe ajo shpjegon se tipari i nënshkrimit buron nga fëmijëria e saj.

Kur ishte më e re, Hayes ishte magjepsur me dinosaurin Brontosaurus, kështu që ajo i vuri veprave të saj një pseudonim të lezetshëm, “qafëgjata”.

Në mars, Hayes shiti portretin e saj “Long Neckie Lady” për 6,621,70 dollarë në Instagram . Dhe një muaj më parë, ajo shiti një vizatim tjetër për 3,920,05 dollarë.

- Advertisement -rrrrrrr

Nëna e Hayes, Latoya, tha se ajo i dha vajzës së saj një smartphone në moshën 9-vjeçare, sepse ajo interesohej me të vërtetë për artin.

Përpara se Hayes të fillonte të fitonte para të mëdha, ajo vizatonte portretet në smartfonin e saj dhe ua tregonte ato vetëm familjes dhe miqve të saj. Ajo nevrikosej kur njerëzit nuk e pëlqenin ose mendonin se ishte e çuditshme.

Por me pak inkurajim nga xhaxhai i saj, Hayes dhe nëna e saj vendosën të shikonin NFT-të për të parë nëse mund të ishte një treg fitimprurës për të.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...