13 mësimdhënës/e marrin vendime të përhershme pune

- Advertisement5 -

Komuna e Çair ka ndërmarrë një hap të ri drejt stabilizimit të stafit arsimor, duke shpërndarë 13 vendime për punësim të përhershëm për mësuesit që më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky proces do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

- Advertisement - M1

Sipas tij, synimi është që të gjithë të angazhuarit me kontrata të përkohshme të kenë mundësi të kalojnë në marrëdhënie të rregullt pune.

Postimi i tij i plotë:

Sot, Komuna e Çairit ka dhënë 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues, të cilët më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër.

- Advertisement - m2

Ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që secili i angazhuar me kontratë mbi vepër të ketë mundësinë të pajiset me vendim për punësim të përhershëm.

Fokusi ynë mbetet krijimi i vendeve të sigurta të punës për të gjithë, kështu duke ndërtuar institucione funksionale dhe një administrate të konsoliduar.

Vazhdojmë…