E premte, 13 Dhjetor, 2024

12 vjeçari që kohën e lirë e kalon duke krijuar figura dhe objekte

- Advertisement1-

Përdorimi i rrjeteve sociale është një nga shprehitë më të përhapura në gjithë botën. E dikush do ta kishte vlerësuar këtë shprehi edhe si problematike, apo varshmëri. E këtij trendi nuk i kanë shpëtuar as fëmijët.

Por, sot, në storien tonë të mëngjesit, do ta shfaqim një fëmijë më ndryshe… Rrjetet sociale nuk ngjallin interesim te personazhi jonë i sotëm. Blendi Zogaj, i cili është vetëm 12 vjeç, kohën e lirë e kalon krejt ndryshe nga moshatarët e tij. Për Blendin, çdo sekondë i kohës së lirë është mëse i vlefshëm dhe secilin e kalon duke krijuar figura dhe objekte të mahnitshme në miniaturë. Shtëpi, ura, aeroplanë e kulla….

- Advertisement -

Të shumta në numër e të punuara me shumë kujdes, deri në detajin më të vogël. Të gjitha këto të krijuara nga duart e njoma të Blendit.

“Së pari kom fillu mi bo punimet qysh në moshën 11 vjecare. Edhe mu më ka tërhekë më së shumti se prej fillimit, prej shtyllës së parë, që e kom ndërtu një shtëpi, e që e kom pa që ka me dale bukur më ka tërheqë. Me të thanë të drejtën me këto punime knaqna dhe shumë jom i lumtur kur i punoj. Inspirohna se e shoh që të gjithve po ju pëlqen puna që jom tu e bo edhe gjithë familja po krenohet me mu. Kom vazhdu gjithmoë me punu deri në punimin më të lartë dhe më të bukur, kulla Eifel”, tha ai.

“Unë rrjetet sociale i përdori veç kur du me postu ndonjë punim ose kur du me shiku diçka që përshtatet mu në lidhje me punimet. Unë nuk jom si moshatarët e mi që rrinë tërë kohën tu lujt, tu shiku veç në instagram. Unë sjom ashtu. I përdori vetëm për marketing ose shitje të punimeve. Për asgjë tjetër si përdori”.

Secili krijim i tij është më i bukur e më interesant se tjetri. E për t’i punuar, i duhen mjete të llojllojshme. Për t’i siguruar këto mjete, Blendi përdor forma të ndryshme, e që disa nga to sjellin edhe paragjykime nga të tjerët.

“Fillimisht kom fillu mi ble materialet si lopatat, e shumë mjete tjera. Por mjetet ricikluese i mbledhi edhe vet si psh. Paketat ose psh me maru një llampë mu më duhet një kant e ujit. Ata e marr vet në mbeturina. Nuk është problem për mu por ka disa prej njerëzve që paragjykojnë, pa e ditë se për cka po vyjnë këto materiale. Këto më marrin kohë… varet sa jom i lirë me mësime. Unë merrem me mësime shumë, nuk i lo anash. Ky është vetëm një zanat teksa mësimet janë e ardhmja e një fëmije. Punimi që më ka marrë më së shumti kohë është kulla Eifel. Kjo më ka marrë rreth 3 muaj kohë”.

Si rezultat i përkushtimit e precizitetit në punë, punimet e Blendit kanë arritur të depërtojnë edhe jashtë kufijve të Kosovës. Madje, nga krejt kjo që bën, Blendi thotë se ka mësuar diçka të vlefshme.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ka qenë punimi jem i parë që e kom punu dhe përmes drejtorit të shkollës, ai punim ka arritë t’i kalojë kufinjtë e Kosovës, me arritë me shku deri në Turqi…. Durimi duhet me qenë goxha i madh për t’i bërë këto punime. Kom pas dështime të cilat nuk më kanë pëlqy fare ndonjëherë. Jom bo nervoz edhe prej nervozës edhe mërzisë që smë ka dalë mirë ka ndodhë që e kom prish edhe e kom fillu prej fillimit. Ka ndodhë që të njëjtin punim e kom bo tri herë prej fillimit. Po në fund ka dalë mirë edhe e kom pa që njeri pa pasë durim nuk po mujke me arritë asgjë.

E nga duart e arta të Blendit, s’kishte si të mungonte një dhuratë për ne. Një fontanë, e punuar me shumë dashuri e përkushtim e për emisionin e mëngjesit të Radio Televizionit Dukagjini.

“Për me punu këtë fontanë është dashtë një kovë, stiropor dhe gips. Kova nevojitet për me mbajte ujin që mos me lanë me rrjedhë jashtë. Është e mbështjellne me stiropor jashtë. Përmbrenda është e mbështjellne me gips. Pompën e ka brenda dhe ceva vazhdon nkit pjesën ktu lart deri në këtë pjesën ktu ku ndalon dhe që ujin e qon posht e lartë. Është si një formë rrethore”. /RTV Dukagjini/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...