E martë, 25 Shkurt, 2025

12-vjeçari me inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni

- Advertisement1-

Ky është 12-vjeçari Rory Bidwell nga Britania e Madhe që ka shënuar një nivel inteligjence 162 sipas testit që kreu, më i lartë se sa Ajnshtajni që besohet se e kishte 160.

Ky është rezultati më i lartë për fëmijë ndonjëherë.

- Advertisement -

Edhe pse ka shënuar inteligjencë tepër të lartë, 12-vjeçari nga Devon thotë se prioritet për të është futbolli, që e ka pasion.

Për të, futbolli vjen përpara çdo gjëje, raporton BBC. Ai thotë se nivelin e inteligjencës që ka, dëshiron ta përdorë për bërë “diçka të madhe” në të ardhmen.

Por a do të donte të ishte një futbollist i mirë si Harry Kane apo një Ajnshtajn i ardhshëm?

“Do të doja të isha diçka në mes. Por nëse do të duhej të zgjidhja një karrierë, ndoshta do të zgjidhja futbollin. Kjo është ajo që dua. Të jesh i zgjuar është vërtetë diçka e mirë sepse ta bën jetën më të lehtë. Por unë preferoj futbollin, është jeta ime”, u shpreh 12-vjeçari.

Rory Bidwell ka luajtur futboll që në moshën 5-vjeçare dhe është pjesë e një skuadre lokale.

Atij i pëlqen gjithashtu matematika dhe anglishtja.

- Advertisement -rrrrrrr

Testi për nivelin e inteligjencës quhet “Cattel III B” dhe përmban 150 pyetje që vlerësojnë nivelin e të kuptuarit përmes pjesëve të teksteve. Një i rritur e ka nivelin e inteligjencës 100, ndërsa rezultati mbi 100 konsiderohet të jetë gjeni.

Rezultati maksimal i nivelit të inteligjencës për të rriturit është 161 dhe 162 për fëmijët nën 18 vjeç.

/tvklan.al

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...