Brenda dy ditëve, më 5 e 6 nëntor, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, më konkretisht sekretarja e Përgjithshme, Fadil Dyla, ka marrë 12 vendime për rikonstruktim të stafit. Nacionale ka mësuar se 8 prej tyre, janë caktuar si ushtrues detyre, ani pse një praktikë e tillë ishte kritikuar edhe nga raportet më kredibile ndërkombëtare.
Vendimet për ushtrues detyre, MASHT-i i ka arsyetuar me Ligjin për Zyrtarët Publik, ndonëse nuk ka dhënë detaje nëse zyrtarët në fjalë i kanë plotësuar kriteret për t`i marr këto pozita udhëheqëse.
Nacionale ka mësuar emrat e zyrtarëve që janë emëruar ushtrues detyre.
Gazeta ka marrë vesh se Fatmir Sahiti, nga pozita “zyrtar për transport” është caktuar ushtrues detyre i pozitës “udhëheqës i Divizonit për transport dhe logjistikë”.
Elhame Shabani nga pozita “Zyrtare e Lartë për Hartimin e Legjislacionit” është caktuar ushtrues detyre e pozitës “Udhëheqëse e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit”.
Teuta Mekuli nga pozita “Zyrtare e Lartë për Administrimin e Teknologjisë Informative” është emëruar ushtruese e detyrës së pozitës “Drejtoreshë e Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme”
Hazbije Lahi nga pozita “Zyrtare e Lartë për Statistika” është caktuar ushtruese e detyrës së “Udhëheqëses së Divizionit për caktimin e platformave digjitale në Arsim”
Ndërkohë, një zyrtare në zyrën e sekretares Dyla, Xheneta Bajrami, nga pozita “Zyrtare e Lartë Ekzekutive në Zyrën e Sekretares së Përgjithshme” është caktuar “Udhëheqëse e Divzionit për Mbikqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit të Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit”.
Leonora Shala nga pozita “Zyrtare e Lartë për Mbrojtjen e Shëndetit në Shkolla” përmes vendimeve të marra brenda dy dite, është caktuar ushtruese e detyrës së pozitës “Udhëheqëse e Divizionit për Integrim Evropian”.
Nga “Zyrtar për Transport”, Nazmi Hyseni është caktuar ushtruese detyre i pozitës “Udhëheqës i Divizonit të Teknologjisë Informative, Administrimit të Dokumenteve dhe Shërbimeve”.
Osman Beka nga pozita “Zyrtar i Lartë për Zhvillim Profesional dhe Licensim të Personelit Arsimor” është caktuar ushtrues detyre i pozitës “Udhëheqës i Divizonit për Zhvillim Profesional dhe Licensim të Personelit Arsimor”.
Ndërkohë, MASHT në po ato ditë, ka emëruar Shqipe Tahirin nga “Recepsioniste në divzionin për transport dhe logjistikë” në “Zyrtare për Administrimin e dokumenteve arkivore” në divizonin për administrimin e dokumenteve dhe shërbimeve.
Shpresa Braina, nga pozita “Zyrtare për Administrimin e dokumenteve arkivore” është transferuar në pozitën “Zyrtare e Lartë për edukimin në fëmijëri të hershme”.
Naime Reçica nga pozita “Zyrtare e Lartë për bxuhet dhe financa për qendrat burimore” në Divizonin për financa dhe kontabilitet, është transferuar në pozitën “Zyrtare lartë për rekrutim dhe paga”.
Një tjetër zyrtare ekzekutive nga Zyra e Sekretares së Përgjithshme, Fjona Hyseni, ka marrë pozitë të re po ashtu, duke u transferuar në pozitën “Zyrtare e Lartë për njohje dhe verifikim të diplomave dhe dokumenteve të arsimit parauniversitar” në Divizonin për Njohje dhe Informim Akademik NARIC.
Çka thonë nga MASHT?
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjis lëvizjen e zyrtarëve e ka arsyetuar me Liqin për Zyrtarët Publik. Gazeta ka kërkuar sqarime për mënyren se si është bërë ky avancim, por ministria nuk ka treguar.
Anise Nacionale ka pyetur në MASHT-in nëse mund të jap detaje rreth kritereve që zyrtarët kanë pasur për ndërrimin e këtyre pozitave, dhe nëse i kanë plotësuar të njëjtat, nuk kemi marrë përgjigje sa i përket kësaj pjese.
MASHT në një përgjigje, i ka thënë gazetës:
“Duke marr parasysh domosdoshmërinë e caktimit të ushtruesëve të detyrës për pozitat e reja, dhe duke vepruar në pajtim të plotë me dispozitat e nenit 35 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, janë caktuar ushtruesit e detyrës për një periudhë gjashtë (6) muaj, nga data e caktimit, me përcaktimin nëse brenda kësaj periudhe nuk plotësohet pozita sipas procedurës së rekrutimit ose nuk nxjerrët vendim tjetër lidhur me këtë pozitë.
Po ashtu ju informojmë se MASHTI ka shpallur procedurat e rekrutimit për të gjitha pozitat e lira për drejtor të departamentit, dhe tani është në fazën e dytë të zhvillimit të procedurës së rekrutimit për pozitat drejtuese dhe profesionale.
Të gjitha veprimet në procesin e ristrukturimit dhe të caktimit të ushtruesëve të detyrës kanë ardh si pasojë e respektimit të plotë të procedurës dhe pas finalizimit të fazave paraprake të përcaktuara është bërë edhe caktimi i ushtruesve të detyrës, si veprim i domosdoshëm për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e njësisë përkatëse organizative.”.
Mes tjerash, ky dikaster ka cituar nenin 35 të ligjit për Zyrtarë Publikë.
Në fund, nga MASHT na është thënë:
Duke u bazuar në faktet e lartëcekura për pozitat e lira pas procesit të ristrukturimit, në pajtim me legjislacionin për zyrtarët publikë është bërë caktimi i ushtruesve të detyrës dhe në të njëjtën kohë janë duke u zhvilluar procedurat e rekrutimit për pozitat e lira të nivelit të lartë drejtues, të nivelit të mesëm drejtues, të nivelit të ulët drejtues si dhe pozitat e nivelit profesional”.
Çka thuhej në Raportin e Progresit rreth kësaj?
Praktika e emërimit të posteve me zyrtarë si ushtures detyre ishte kritikuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2024.
Mes tjerash, aty thuhej:
“Aktivitetet e integrimit në BE u ndikuan negativisht edhe nga kapaciteti i dobët administrativ dhe nga fakti që një sërë postesh kyçe në administratën publike mbahen nga zyrtarë që shërbejnë si ushtrues detyre”.