12 nxënës të Qendrave të Kompetencës do të qëndrojnë për dy javë në Belgjikë

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se 12 nxënës të Qendrave të Kompetencës do të qëndrojnë për dy javë në Belgjikë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Kisha kënaqësinë të takoj grupin e dytë të nxënësve nga katër qendrat e kompetencës, në Prizren, Prishtinë, dhe Malishevë të cilët do të marrin pjesë në programin e mobilitetit dy javor në Belgjikë që planifikohet të realizohet në pjesën e dytë të muajit nëntor.

Vizita e parë në kuadër të mobilitetit të nxënësve është realizuar në Trieste të Italisë.

I urova që të shijojnë këtë përvojë dhe të përfitojnë njohuri nga vizita dy javore në Belgjikë.

- Advertisement -

Shpresoj të kemi sa më shumë nxënës të cilët përfitojnë përvoja të tilla dhe me eksperiencat e fituara, kontribuojnë në vendin tonë.