E premte, 13 Dhjetor, 2024

12 fakte interesante për nënat

- Advertisement1-

1- Në Kanada nënat e reja kanë të drejtë të marrin një vit leje prinderore dhe 55% të pagës së tyre. Baballarët kanë të drejtë për 37 javë lejë prindërore. Në Kubë nënat e reja kanë të drejtën e 6 muajve leje prindërore dhe paguhen me pagë të plotë.

2- Muaji kur lindin më shumë fëmijë është gushti, ndërsa dita kur lindin më shumë është e marta

- Advertisement -

3- Të vendosësh një karafil me ngjyre në ditën e nënës simbolizon se nëna juaj jeton. Karafili i bardhë është simboli për nënat që nuk jetojnë më.

4- Në vitin 1872 Julia Ward Howe, ishte e para e cila sugjeroi që dita e nënave të festohej në 2 qershor. Ideja e saj ishte që nënat të mblidheshin së bashku për të lobuar mbi paqen pas luftës civile. Kjo përpjekje dështoi

5- Në Tajlandë, dita e nënës festohet në gusht në ditën e ditëlindjes së mbretëreshës. Ne Etiopi dita e nënës festohet në vjeshtë. Familjet mblidhen së bashku për të kënduar këngë dhe festojnë për nder të saj.

6- Gjatë shtatzanisë, nëna dhe fëmija shkëmbejnë qelizat me anë të lidhjes së tyre në plancentë. Këto qeliza mund te vazhdojnë të jetojnë në trupin e nënës për vite.

7- Shkencëtarët besojnë se çlirimi i hormoneve gjatë shtatëzanisë shkakton ndryshime ne funksionin e trurit të gruas, si pasojë e nevojës për të kuptuar dhe për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijës të ngjashme me ndryshimet që ndodhin me trurin e një adoleshenti.

8- Në Amerikën Latine shumë nëna besojnë tek “syri i keq”, domethënë tek fuqia që një person i keq mund të dëmtojë gruan shtatzënë dhe fëmijën e saj. Për këtë arsye nënat e reja e veshin fëmijën me të kuqe për të shmangur syrin e keq.

- Advertisement -rrrrrrr

9- Shumica e gjuhëve në botë kanë ngjashmëri në fjalën nënë, kjo për faktin sepse një nga fjalët e para që foshnjat belbëzojnë është “ma”.

10- Nëna që ka lindur fëmijën me peshë më të madhe ishte Carmelina Fedele në Itali në vitin 1955. Fëmija i porsalindur peshonte rreth 10 kg. Si për cudi fëmija me peshë më të madhe erdhi në jetë nga një nënë me peshë shumë të vogël.

11- Babai që ka lindur më shumë fëmijë është Feodor Vassilyev në Rusi. Ai i dha jetë 69 fëmijëve nga viti 1725 deri në 1765. Gruaja e tij e parë lindi kaq shumw fëmijë. Pati edhe 18 fëmijë me gruan e dytë duke u konsideruar si babai me më shumë fëmijë në botë.

12- Dita e nënës është dita kur shiten më shumë buqeta lulesh në të gjithë botën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edhe një tjetër mërgimtar, i gatshëm t’ua jap nga 100 euro mësuesve

Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar. Edhe Fitim Krasniqi, nga...

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...