11-vjeçari që ua kaloi Einsteinit e Hawkingut për inteligjencë

- Advertisement -

Një nxënës i qytetit Leeds në Angli shënoi rezultatin më të lartë të mundshëm në një test inteligjence, duke ia kaluar shkencëtarëve Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

- paragrafi 1 -

Siç raportoi DailyMail të dielën, Yusuf Shah, 11-vjeçar, arriti shifrën 162 të testit Mesna, që konsiderohet maksimumi për nën moshat 18-vjeçare.

- Advertisement -

Thuhet se shkencëtari britanik, Hawking, kishte arritur 160 pikë në testin e inteligjencës, ndërsa Einsteini, që ndonëse nuk u testua kurrë zyrtarisht, besohet të ketë arritur këtë shifër.

Jusuf tha se miqtë e shkollës i thonë gjithmonë se është i zgjuar dhe nisur nga kjo, ai shprehu dëshirën të testohej.