E hënë, 20 Janar, 2025

11 vjeçari me nevoja të veçanta që nuk arriti të shkojë në shkollë

- Advertisement1-

11 vjeçari nga fshati Kishnicë e komunës së Graqanicës, Festim Gashi, me nevoja të veçanta, të hënën nuk arriti të shkojë në shkollë në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.


Rruga përpjetëze që shpie në shkollën “Ditët e Minatorit” në të cilin ai vijon mësimin në klasë të gjashtë, pati borë dhe në të ai bashkë me të ëmën nuk pati mundësi të ngjitej.

- Advertisement -

Në këtë situatë, e ëma e tij Shqipe Gashi tha se u ndie keq që i biri me gjithë dëshirën e madhe nuk arriti të ishte prezent në klasë në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

Drejtori për shërbime publike në komunën e Graqanicës, Vlladica Trajkovic tha se përvec rrugëve me prioritet të fshatit që i kanë pastruar e kanë llogaritur edhe rrugën që shpie për në shkollë, mirëpo sipas tij kamionët nuk kanë arritur të ngjiten e të kryejnë punën e tyre në këtë tatëpjetëze prandaj këtu është intervenuar vetëm me krypë.

Ndërsa në drejtorinë e kulturës dhe arsimit të kësaj komune thanë se shkolla është ndërtuar në këtë pjesë për shkak se nuk kanë pasur asnjë parcelë në pozitë të rrafshët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...