11 nxënës të Shkollës së Mjekësisë në Pejë pranohen në Fakultetin e Mjekësisë

- Advertisement -

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë ka shënuar një sukses të madh këtë vit: 11 nxënës të saj janë pranuar në Fakultetin e Mjekësisë – 9 në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme dhe 2 në Stomatologji.

- paragrafi 1 -

“Ky sukses nuk është i rastësishëm – ai është fryt i punës së palodhshme dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të nxënësve tanë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Lajm i madh dhe krenari për Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë! 🩺📚

Pas rezultateve të shkëlqyera në Testin e Maturës Shtetërore, 11 nxënës tanë janë pranuar në Fakultetin e Mjekësisë – 9 në Mjekësi e Përgjithshme dhe 2 në Stomatologji, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe akademike që ofron shkolla jonë.

- Advertisement -

Ky sukses nuk është i rastësishëm – ai është fryt i punës së palodhshme dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të nxënësve tanë, të cilët kanë dëshmuar guxim, vizion dhe vendosmëri në ndjekjen e ëndrrave të tyre. Ju jeni dëshmi se me vullnet dhe përkushtim gjithçka është e mundur!

Një mirënjohje e veçantë dhe e thellë shkon për stafin tonë mësimdhënës, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri për mësimdhënie kanë qenë dritë dhe udhërrëfyes për secilin nxënës. Faleminderit që kultivoni dije dhe formoni karaktere!

Po ashtu, falënderim dhe respekt të veçantë për menaxhmentin e shkollës, i cili me vizionin, organizimin efikas dhe përkushtimin për cilësi, ka krijuar një ambient të përshtatshëm për mësim, zhvillim dhe arritje të larta. Mbështetja dhe udhëheqja juaj është çelësi i shumë sukseseve që po i shijojmë sot.

🌟 Ky rezultat është një dëshmi e fuqishme se Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë vazhdon të jetë një nga institucionet udhëheqëse në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes në fushën e mjekësisë.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Urime të përzemërta nxënësve tanë të dashur!

Ju urojmë një rrugëtim të mbushur me dije, përvojë dhe përkushtim njerëzor në misionin tuaj fisnik për t’i shërbyer jetës dhe shëndetit të njeriut.

Jeni krenaria jonë dhe shembull frymëzimi për gjeneratat që vijnë!