11 fëmijë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë

- Advertisement -

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK trajtim mjekësor nga Covid-19 janë duke marrë 236 pacientë.

- paragrafi 1 -

Nga SHSKUK bëhet e ditur se me ketë virus janë të hospitalizuar edhe disa fëmijë.

- Advertisement -

11 fëmijë janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë për shkak të COVID-19.

Në anën tjetër, në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtira 15 gra për shkak të koronavirusit.

“232 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 1 pacient i negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar. 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë”, bëhet e ditur nga SHSKUK.