E premte, 26 Korrik, 2024

11% e fëmijëve rrezikojnë të lindin me probleme fizike

- Advertisement1-

11 në 100 fëmijë që lindin sot në Shqipëri rrezikojnë të kenë kufizime fizike dhe mendore, ndërsa në vitin 2010 ky probalitet ishte 23 në 100 fëmijë.

Edhe përgatitja arsimore e fëmijëve është rritur nga 11.6 vjet një dekadë më parë, në 12.9 vjet në 2020-n.

- Advertisement -

Indeksi i Kapitalit Njerëzor, një raport i cili publikohet një herë në 10 vjet nga Banka Botërore dhe mat cilësinë e sistemit të edukimit dhe shëndetësisë në 174 vende të botës, e rendit Shqipërinë me 0.63 pikë, nga 0.54 që ishte ky indeks në vitin 2010.

Shqipëria bën pjesë mes vendeve që kanë patur përmirësimin më të madh, bashkë me Kinën, Azerbajxhanin dhe Rusinë, ndërsa le pas disa shtete të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

“Në Shqipëri një fëmijë i lindur sot mund të arrijë 63 % të produktivitetit të një individi të rritur e të arsimuar plotësisht dhe me shëndet të mirë. Ndërsa ky tregues është mbi mesataren e vendeve me të njëjtin zhvillim ekonomik në botë, ai është nën mesataren e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore”.

Shqipëria ka shënuar progres në cilësinë e arsimit, duke u rritur me 37 pikë, ndërsa përmenden si arritje reformat në cilësinë e teksteve, shpërndarjes së librave falas për fëmijët në nevojë dhe reforma e provimeve të Maturës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...